By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FMN arrin marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8 përqind këtë vit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > FMN arrin marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8 përqind këtë vit
Financa

FMN arrin marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8 përqind këtë vit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 10:21 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe autoritetet e Kosovës arritën dakordim në nivel të stafit për përmbylljen e rishikimit të dytë të marrëveshjes Stand-by (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF). Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga bordi ekzekutiv i FMN-së, që pritet ta shqyrtoj ne pjesën e dytë të Majit.

FMN njofton se ekonomia e Kosovës ka vazhduar të performojë mirë, përkundër mjedisit të jashtëm sfidues.

“Rritja ekonomike pritet të ngritët në 3.8 përqind këtë vit, e nxitur fuqishëm nga konsumi privat dhe rritja më e shpejtë e investimeve. Autoritetet kanë vazhduar të kenë politika të matura makroekonomike, ndërkohë që vazhdon të avancojë reformën strukturore dhe axhendat e gjelbra’, thuhet në komunikatën e FMN-së.

FMN ka bërë të ditur se një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Sebastian Sosa, vizitoi Kosovën gjatë periudhës 18–27 mars 2024, për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF).

“Ekipi i FMN-së dhe autoritetet e Kosovës arritën dakordim në nivel të stafit për përmbylljen e rishikimit të dytë të SBA-së dhe RSF marrëveshjeve. Zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore. Pas aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, i cili pritet të bëhet në gjysmën e dytë të muajit maj, përfundimi i rishikimit të dytë do të vë në dispozicion”, thuhet në deklaratën për media të Sebastian Sosa.

Sipas tij, rreziqet për perspektivën ekonomike të Kosovës përfshijnë rritjen e çmimeve të mallrave si pasojë e tensioneve gjeopolitike, aktivitetit më të ulët në ekonomitë e avancuara evropiane dhe përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës.

“Nga ana tjetër, progresi i theksuar në dialogun me Serbinë dhe procesin e anëtarësimit në BE mund të rritë besimin, IHD-të, turizmin, mbështetjen financiare të donatorëve dhe rritjen ekonomike. Krahas historikut pozitiv me politika të kujdesshme, Kosova ka rezerva të konsiderueshme për t’i zbutur goditjet eventuale negative, duke përfshirë borxh të ulët publik, sistem bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar, SBA-në e kujdesit paraprak, ekzistenca e rezervës emergjente për likuiditet si dhe linja e përkohshme e Marrëveshjes së Riblerjes REPO (100 milionë euro) të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), së fundi është zgjatur deri në janar 2025”, tha ai.

Zyrtari i FMN-së, ka përmendur edhe prioritetet e tjera të reformës strukturore fiskale përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike, përmirësimin e menaxhimit të rrezikut fiskal dhe përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit të ndërmarrjeve publike.

“BQK-ja ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me planin strategjik 5-vjeçar te aprovuar rishtazi. Përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për forcimin e qeverisjes, përmirësimin e menaxhimit të rrezikut, përmirësimin e mbikëqyrjes financiare dhe adresimin e hendeqeve LPP/LFT janë të mirëseardhura dhe duhet të vazhdojnë”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe ankandin e parë konkurrues për 100 MË të prodhimit të energjisë diellore/FV, muajve të ardhshëm do të iniciohet ankandi për 150 MË të prodhimit të energjisë elektrike me bazë ere që është i pari në Kosovë.

“Ankandet e parimit të shitjes “Një Ditë Përpara” në modalitetin e lidhjes së tregut për Shqipërinë dhe Kosovën, që filluan në muajin shkurt, pritet të ndihmojnë forcimin e integrimit rajonal dhe të promovojnë konkurrencën në tregjet e energjisë elektrike. Ekipi i FMN-së falënderon autoritetet dhe palët e tjera për diskutimet dhe bashkëpunimin konstruktiv gjatë këtij misioni”, thuhet deklaratën e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Sebastian Sosa. /Kosovatimes/

Deklarata e plotë e FMN-së:

https://www.imf.org/en/News/Articles/2024/04/04/pr-24105-kosovo-agreement-on-the-2nd-reviews-of-the-stand-by-agreement-and-rsf-agreement

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse nxënësit mbeten pa mësuese?

Kosova Times Kosova Times December 19, 2023
Ish opozitarët gati për koalicion me Listën Srpska
Dosja e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të kalohet më 15 dhjetor
“Talia e Flakës 2024”, mbrëmë solli “Grafitet” e Teatrit të Preshevës
Haradinaj: Pranimi i Planit franko-gjerman e arritur e madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?