By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira
Ballina 1Lajme

Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 11:02 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Takimi i sotëm i kryetarëve të komunave me kryeministrin Albin Kurtin, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera ka pasur kryefjalë nisjen e procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave në Republikën e Kosovës ka filluar sot. Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelet e edukimit do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët neve si qeveri, juve si komuna dhe çdo institucioni”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se nisma e pyetësorit të dëmeve nga lufta në ekonomitë familjare është në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes të kujtesës kolektive.

“Qytetarët do të mund të deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara si dhe dëmet e njerëzve, familjarët e vrarë, të plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999”, ka thënë kryeministri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se regjistrimi i popullsisë është pasqyrë për shumë aspekte të mbështetjes sociale e ekonomike ndaj qytetarëve.

“Ky proces nuk është procedurë burokratike, është gurthemel i qeverisjes moderne dhe zhvillimit shtetëror. Duke regjistruar me saktësi informacionin demografik, do t’i shërbejmë më mirë qytetarëve tanë, do të promovojmë sigurinë publike si dhe të nxisim zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Atdhe Hetemi, drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka bërë thirrje të ndarjes së dokumenteve dhe dëshmive nga lufta.

“Duke punuar së bashku jo veç që nderojmë  të kaluarën dhe viktimat e saj, por gjithashtu ndërtojmë një të ardhme të ndritur të bazuar në të vërtetën historike dhe në drejtësi”, ka thënë Hetemi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka dhënë detaje nga pjesa dokumentuese e këtij procesi, transmeton RTKlive.

“Gjatë regjistrimit do të ketë edhe një modul, ku janë pesë pyetje për dëmet e luftës. Kjo është nevojë sepse shtetet që dalin pas luftës e aplikojnë gjatë regjistrimit të popullsisë. Kroacia e ka pasur luftën disa vjet para nesh, e ka aplikuar në vitin 2011, për befasi e ka aplikuar edhe në vitin 2021”, ka deklaruar ai.

You Might Also Like

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Siguria në kufirin ShBA-Meksikë, çështje e rëndësishme për votuesit në Arizona

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Pingpong/të dielën zhvillohet xhiroja e fundit e superligës M&F
Papa Françesku i indinjuar nga djegia e Kuranit…
Evropa dhe SHBA po kërkojnë një hetim për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç dhe SNS nën vëzhgim për vjedhje të mëdha
Alonso vlerësohet nga Slot para ndeshjes Liverpool – Leverkusen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?