By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A mund të bëhen palestinezët anëtarë me të drejta të plota në OKB?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > A mund të bëhen palestinezët anëtarë me të drejta të plota në OKB?
Ballina 2Gjeopolitikë

A mund të bëhen palestinezët anëtarë me të drejta të plota në OKB?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/06 at 1:14 PM
Kosova Times Published April 6, 2024
Share
SHARE

Reuters

Autoriteti Palestinez më 2 prill zyrtarisht ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të rishikojë aplikimin e tij të bërë më 2011 që të bëhet anëtar me të drejta të plota në këtë trup botëror.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, në fillim të javës i tha agjencisë Reuters se qëllimi ishte që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim më 18 prill, kur mbahet takimi ministror për Lindjen e Mesme.

Megjithatë, një datë për votimin për këtë çështje ende nuk është caktuar.
Në këtë tekst mund të mësoni detajet për një anëtarësim të mundshëm të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara.

Çfarë statusi kanë aktualisht palestinezët në OKB?

Palestinezët janë shtet joanëtar vëzhgues në Kombet e Bashkuara, duke pasur statusin e njëjtë sikurse Selia e Shenjtë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi njohjen de facto të shtetit sovran të Palestinës në nëntor të vitit 2012. Me këtë gjë, OKB-ja ngriti statusin vëzhgues në “shtet joanëtar” nga “entitet”. Për këtë votuan 138 vende për, nëntë ishin kundër dhe 41 abstenuan.

Si i pranon OKB-ja anëtarët e rinj?

Shtetet që synojnë t’iu bashkohen OKB-së zakonisht paraqesin aplikimin para sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ai më pas ua dërgon atë Këshillit të Sigurimit, të përbërë nga 15 anëtarë, të cilët e vlerësojnë dhe votojnë për të.

Mansour i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 2 prill duke kërkuar rishikimin e aplikimit palestinez nga Këshilli i Sigurimit.

Palestinezët kishin aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në OKB më 2011.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka konfirmuar se Guterres e ka dërguar letrën e të dërguarit palestinez tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Një komitet i Këshillit me 15 anëtarë fillimisht vlerëson aplikimin për të parë nëse plotëson kërkesat për anëtarësim në OKB. Më pas, aplikimi ose mund të paraqitet para Këshillit të Sigurimit për votim zyrtar ose të hidhet poshtë. Miratimi i tij kërkon të paktën nëntë vota për dhe asnjë veto.

Fuqinë e vetos në OKB e kanë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania.

Nëse Këshilli e miraton kërkesën për anëtarësim, atëherë procedura kalon në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Një kërkesë për anëtarësim kërkon mbështetjen e dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë. Një shtet nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa marrë miratimin në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme.

Çfarë kishte ndodhur me aplikimin palestinez më 2011?

Një komitet i Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishte vlerësuar për disa javë aplikimin palestinez për të parë nëse përmbushte kërkesat për anëtarësim në OKB. Por, komiteti nuk ishte në gjendje të arrinte një qëndrim unanim dhe Këshilli i Sigurimit kurrë formalisht nuk votoi për një rezolutë për anëtarësimin e palestinezëve.

Diplomatët thanë se palestinezët nuk mund të arrijnë minimumin prej nëntë votave për të miratuar rezolutën. Edhe nëse do të kishin mbështetjen e mjaftueshme, ShBA-ja ka thënë se do të vendosë veto.

You Might Also Like

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani

Trump fluturon për në Davos pas një defekti në Air Force One

Më shumë se 20 të vdekur në përplasjen e autobusëve me shpejtësi të lartë në Spanjë

Kosova Times April 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times September 19, 2025
KRU “Prishtina” sot nis aksionin e shkyçjeve në Veternik
Shënohet 50-vjetori i themelimit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në UMIB
Veterani nga Klina, i plagosur në luftë, kërkon ndihmë për shërim
Dramatike ne Bahmuth: Doli përmbajtja e letrës së Prigozhin drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes..
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?