Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, përmes një njoftimi ka reaguar duke thënë se palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit.
Në njoftim, thuhet se palët e treta gjatë punimeve të tyre dëmtuan gypin ‘Fi 250 mm’ në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë.
“Dukuri, pothuajse e përditshme. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU “Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartcekur”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/