By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: S’i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: S’i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon
Rajon / Botë

ShBA: S’i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/04/06 at 11:31 AM
Kosova Times Published April 6, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar të shtunën Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Teherani po planifikon t’i përgjigjet një sulmit të dyshuar izraelit nga i cili u vranë shtatë ushtarakë iranianë më 1 prill.

Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha më 5 prill se Irani i kishte thënë Uashingtonit në një mesazh me shkrim “të qëndrojë larg” Izraelit, ose ndryshe rrezikon të “lëndohet”.

“Në përgjigjen e saj, ShBA-ja i kërkoi Iranit të mos i sulmojë objektet amerikane”, shkroi Jamshidi në rrjetin social X.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth komenteve të Jamshidit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASh) i hodhi poshtë pretendimet e tij.

“Ne nuk i ‘kërkuam’. Ne iu përgjigjem duke e paralajmëruar Iranin të mos e përdorë këtë si pretekst për t’i sulmuar objektet dhe personelin amerikan”, tha zëdhënësi i DASh-it.

Një ndërtesë, për të cilën Irani tha se ishte pjesë e Ambasadës së vet në kryeqytetin sirian Damask, u shkatërrua nga një sulm i dyshuar izraelit më 1 prill.

Shtatë pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë dy gjeneralë, u vranë.

Izrael – sipas praktikës së vet të zakonshme – nuk e ka komentuar sulmin.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje pas sulmit, duke thënë se Izraeli do të “ndëshkohet nga duart e burrave tanë guximtarë”.

CBS News raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese. Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.

Së paku 12 pjesëtarë iranianë të IRGC-së, përfshirë gjeneralë të rëndësishëm, janë vrarë nga sulme të dyshuara izraelite prej fillimit të dhjetorit.

Irani është zotuar se do të hakmerret, por nuk e ka bërë deri më tani.

Analistët kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Teherani mund të ketë ardhur në një pikë ku i duhet të veprojë, por përgjigja duhet të jetë e atillë që ta ulë mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Izraelin.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times April 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aviacioni i ShBA-së ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
KE: Zbatimi i rregullores së BQK-së të ketë periudhë të gjatë tranzicioni
Gjeloshaj: Qëndrimi për Kosovën dihet, deputetët mund të votojnë si të duan
Carragher kritikon Antony e Mount: Keni qenë të tmerrshëm
Nisma Socialdemokrate: Kuvendi nuk ka shumicë, zgjidhja e vetme zgjedhjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?