By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë pretendues për kadetë përjashtohen, dolën pozitivë në testet për droga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tetë pretendues për kadetë përjashtohen, dolën pozitivë në testet për droga
Ballina 1Lajme

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen, dolën pozitivë në testet për droga

Kosova Times
Last updated: 2024/04/06 at 11:38 AM
Kosova Times Published April 6, 2024
Share
SHARE

Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave.

Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit.

Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat.

Për çka u testuan policët?

Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

“Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

“Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai.

Çka është amfetamina?

Amfetamina është drogë stimuluese, që përshpejton mesazhet që udhëtojnë mes trurit dhe trupit.

Ajo mund të jetë legale kur përshkruhet nga mjeku për trajtimin e problemeve të caktuara, si mungesa e vëmendjes apo çrregullimeve me gjumë, dhe jolegale kur përdoret pa recetë, për të rritur ose përmirësuar performancën.

Në ueb-faqen e Klinikës Mayo në ShBA thuhet se kjo substancë, kur jepet me përshkrim të mjekut, përdoret si pjesë e një programi të përgjithshëm që përfshin edhe trajtimin social, edukativ dhe psikologjik të pacientit.

Në Policinë e Kosovës thonë se për tetë kandidatët e parë që kanë dalë pozitivë në substanca narkotike, është marrë tashmë vendimi për përjashtimin e tyre nga procesi i rekrutimit.

Për pesë të tjerët pritet të merret vendimi i njëjtë.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni dhënë Radios Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse në të kaluarën, kur testet janë kryer në institucione private, ka pasur raste pozitive për përdorim drogash.

Padi në gjykata

Radio Evropa e Lirë mori vesh se së paku dy prej kandidatëve për kadetë, të cilët u përjashtuan nga procesi i rekrutimit, kanë ngrituar tashmë padi në gjykata kundër Policisë së Kosovës.

Për njërin prej rasteve, Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi për REL-in se ka marrë një aktvendim procedural, duke kërkuar nga Klinika e Biokimisë në QKUK që të bëjë ekspertiza të hollësishme, që do të konfirmonin nëse personi në fjalë është përdorues i substancave narkotike.

Në sqarimin për REL-in, gjykata tha se është kërkuar që të saktësohet se cilës periudhë kohore i referohet rezultati – nëse ai pasqyron vetëm gjendjen aktuale apo edhe një periudhë më të gjatë kohore.

“Propozuesi [paditësi] e ka për obligim që institucionit të lartcekur [Klinikës së Biokimisë] t’ia lejojë kryerjen e kësaj ekspertize, apo të paraqitet në institucionin e lartcekur pas thirrjes nga ana e tij”, thuhet në deklaratën që Gjykata Themelore në Prizren i dha REL-it.

Aty, po ashtu, theksohet se pas pranimit të raportit të ekspertizës, gjykata do të vazhdojë me trajtimin e rastit.

REL-i kontaktoi edhe avokatin e paditësit, por ai tha se nuk i lejohet të flasë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në anën tjetër, nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar padinë e ngritur në këtë institucion.

Ngjashëm, as Policia e Kosovës nuk i komentoi paditë kundër saj.

“Testet janë të sigurta”

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se testimet në QKUK zvogëlojnë rrezikun që policët e ardhshëm të jenë përdorues të substancave abuzuese.

Për testet e kryera në Biokimi, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të ketë hezitim [për pranimin e rezultatit], sepse testet janë të sigurta dhe nuk ka njëanshmëri. Ne i bëjmë testet dhe nuk i shohim emrat, nuk i njohim kandidatët… Gjykata e ka ngritur këtë çështje dhe ne do të përgjigjemi”, thotë Veseli, por pa dhënë më shumë hollësi.

Specialisti i toksikologjisë, Nardi Sheqerxhiu, thotë se testet që përdoren në QKUK për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës.

“Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë”, thotë Sheqerxhiu për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nënkupton se nëse një kandidat për kadet policor, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet.

Sheqerxhiu thotë se ekzistojnë disa teste që mund të kryhen përmes flokëve, të cilat japin rezultate për një periudhë më të gjatë pas përdorimit të fundit të substancave abuzuese, porse ato, sipas tij, nuk kryhen në Kosovë.

E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka mision “të ofrojë zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase”.

Ajo numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Pagat e tyre nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times April 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezantoi sot raportin vjetor 2023

Kosova Times Kosova Times December 22, 2023
Vitia: Jemi afër zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave
KOSTT e konsideron Qeverinë Gjermane dhe KfW si partnerë kyç
Tensionohet situata në Zveçan, zvogëlohet numri i protestuesve në Leposaviq
Kavazoviq: Boshnjakët dhe shqiptarët, shembull i dashurisë vëllazërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?