By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhoma e Tregtisë kërkon largimin e tarifave të sistemit POS për bizneset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Dhoma e Tregtisë kërkon largimin e tarifave të sistemit POS për bizneset
Ballina 1Financa

Dhoma e Tregtisë kërkon largimin e tarifave të sistemit POS për bizneset

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 4:23 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Pasi Banka Qendrore e Kosovës ka hequr së fundi tarifat për depozitim të parave metalike nga bizneset, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kërkon që BQK t’i largojë edhe tarifat e sistemit POS për bizneset, gjatë pagesave me kartela nga ana e konsumatorëve. Kjo kërkesë është e kamotshme, ka thënë për Radio Kosovën, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi.

Vendimi më i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës për të larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike, është mirëpritur nga kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skender Krasniqi, i cili ka thënë për Radio Kosovën, se kjo ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Por, udhëheqësi i Dhomës thotë se e kanë edhe një kërkesë tjetër të kamotshme e që ende nuk po realizohet nga ana e BQK-së. Ajo ka të bëjë me heqjen e tarifës për sistemet POS gjatë kryerjes së pagesave me kartela nga ana e konsumatorëve.

“Kur paguan qytetari me kartelë nuk ka tarifë shtesë nga ana e bankave, ndërsa vazhdon të ketë tarifë për biznese deri në 3% të shumës që e paguan një qytetar me kartelë. Dhe kjo është një barrë e rëndë dhe e panevojshme. Kanë ndodhë pagesa kur një qytetar ka blerë kompjuterë në vlerë 15 mijë euro dhe biznesi më vonë ka vërejt që 450 euro iu janë ndalë nga ana e bankës për këtë blerje”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se në vend që bizneset të stimulohen për përdorim dhe posedim të POS sistemeve me cka do të ulej informaliteti në ekonomi, BQK po i destimulon ata.

”Në shumë vende evropiane nuk mund të blesh pa kartelë, aq nxitet eliminimi i informalitetit dhe i pagesës me para të gatshme Cash, ndërsa këtu te ne me këto veprime që janë aktuale, më shumë po nxitet informaliteti. Sepse askush nuk pranon që për një pagesë ta zëmë 100 euro ti ndalet 3 euro, pse, ose nga 1000 euro ti ndalen 30 euro”, shprehet ai.

Kreu i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, ka përmendur edhe kërkesa tjera, sikurse që janë ulja e TVSH në ushqim në 5%, nxitja e eksportit duke i përkrahur bizneset me 10% të shumës që eksportojnë, pastaj nxitja e prodhimit vendor, e kërkesa të tjera.

E në lidhje me kërkesën e bizneseve për lirim të tyre nga tarifat e POS pagesave, RadioKosova ka kërkuar sqarim nga Banka Qendrore e Kosovës, se a është duke e trajtuar këtë kërkesë. BQK përmes një përgjigje më shkrim veç tjerash ka thënë se “BQK-ja mbetet e përkushtuar të nxis konkurrencën dhe të rishikoj kornizën rregullative që mbështet qasjen në financa, modernizimin e sistemit të pagesave dhe shërbimeve financiare cilësore e me kosto të përballueshme”.

You Might Also Like

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Diplomatët britanikë u evakuuan nga Sudani

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Lajme të mira për adhuruesit e natyrës: Java promovuese e ditëlindjes së Parkut Kombëtar të Liqeneve të Plitvicës!
Ndryshimi i projektligjit të buxhetit për 2023 sot Komisionin për Buxhet
Aktakuzë kundër një personi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit
Hill: Nuk ka asnjë njoftim se do të vendosen sanksione kundër NIS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?