By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”
January 5, 2026
Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janarit
January 5, 2026
KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit
January 5, 2026
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mjete piroteknike
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina patrullon në Detin e Kinës Jugore ku ShBA-ja me aleatë njoftuan për stërvitje detare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kina patrullon në Detin e Kinës Jugore ku ShBA-ja me aleatë njoftuan për stërvitje detare
Uncategorized

Kina patrullon në Detin e Kinës Jugore ku ShBA-ja me aleatë njoftuan për stërvitje detare

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 4:08 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të cilat pengojnë Detin e Kinës Jugore” janë nën kontroll. Duket se kjo është një përgjigje e Kinës ndaj stërvitjeve detare të Shteteve të Bashkuara me aleatë.

Shefat e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Filipineve, njoftuan të shtunën se do të mbajnë stërvitje të përbashkëta në det, për ta ruajtur sundimin e ligjit dhe të drejtën për të lundruar përmes dhe për të fluturuar mbi ujërat e këtij deti.

Kina ka mosmarrëveshje territoriale ta kamotshme me disa vende të Azisë juglindore në Detin e Kinës Jugore, i cili është rrugë shumë e rëndësishme e tregtisë. Përplasjet me Filipinet në veçanti janë rritur nga viti i kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer patrullime të përbashkëta me Filipinet si shenjë mbështetjeje për të.

Kina thotë se ShBA-ja po i nxit tensionet duke u përzier në mosmarrëveshjet e tyre.

Në një komunikatë të shkurtër, Komanda Jugore e ushtrisë kineze tha se ka organizuar patrullime dhe se “të gjitha aktivitetet ushtarake të cilat e pengojnë Detin e Kinës Jugore dhe krijojnë pika të nxehta janë nën kontroll”.

Në komunikatë nuk u përmendën Shtetet e Bashkuara, apo stërvitjet e përbashkëta.

As Shtetet e Bashkuara e aleatët e tyre nuk e përmendën Kinën në komunikatën e tyre, por këto katër vende e ritheksuan qëndrimin e vet se një vendim i arbitrazhit ndërkombëtar – i cili i zhvlerësoi pretendimet e mëdha të Kinës në Detin e Kinës Jugore – është përfundimtar dhe ligjërisht detyrues.

Rritja e tensioneve në ujërat e kontestuar pritet të jetë në krye të agjendës kur presidenti amerikan, Joe Biden, i pret homologët e vet nga Japonia dhe Filipinet në një takim në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

“Peshon 95 kg dhe ndihet si një perëndeshë e bukurise”, e gjithë Italia e shikoi gruan që RIDEFINOI konceptin e atraktivitetit

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Ukrainë, dronë me kosto të ulët në luftën kundër agresionit rus
Njesitet e vdekjes levizin ne Mediteran: I telefonoi ish të dashurës dhe menjëherë pas kësaj e ekzekutuan!
Përmbytjet katastrofike ne Dubai mund të jenë shkaktuar nga manipulimi i motit
Anna Wintour do të japë dorëheqjen si kryeredaktore e Vogue
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?