By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rikthehet pingpongu në Bardh të Madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rikthehet pingpongu në Bardh të Madh
Uncategorized

Rikthehet pingpongu në Bardh të Madh

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 10:37 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Sot, në Palestrën e SHFhU “Zejnel Salihu”, në Bardh të Madh, është mbajtur Kampionati individual i pingpongut për grup-moshat U11 dhe U15. Vlen të përmendet se pas një ndërprerje prej më se tri dekadash është rikthyer pingpongu në Bardh të Madh. KPP Kosovari, nga i njëjti fshat është rikthyer në garat e FPPK-së nga viti i kaluar, kurse nga ky vit FPPK synon ta kthejë këtë vatër pingpongu në një nga qendrat kryesore, ku do të organizojë aktivitete garuese individuale dhe ekipore. Ishte ky një rast i mire për vendasit që ta shijojnë pingpongun nga afër, e për ata të vjetrit ishte nostalgjike rikthimi në sallë për të parë ndeshjet.

Garat ishin plot dinamikë dhe elan nga fëmijët dhe të rinjtë që synonin të tregonin aftësitë e tyre dhe për të fituar shpërblimet e mundshme.

Në grup-moshën e 11 vjeçëve, në finale u takuan Lira Hashani nga KPP Ahmet Hoxha dhe Esma LLapashtica nga KPP Artana. Paraprakisht Hashani në gjysmëfinale e mundi Rozeta Abazin, kurse Llapashtica ishte më e mirë se Feroza Smajli. Finalja me meritë i takoi lojtares ferizajase 3:0, në sete.

Interesante ishte edhe gara në grup-moshën e djemve 11 vjeçar, ku Imran Duraki, jo vetëm që e befasoi bartësin e parë, Ris Smajli por edhe i mundi të gjithë rivalët deri në finale. Lojëra të mira tregoi edhe njomaku, Denad Makolli, i cili arriti deri në gjysmëfinale ku u mund nga Rron Sojeva. Në gjysmëfinalen tjetër fitues doli Duraki. Në finale, Duraki arriti të fitojë me 3:1 në sete duke bërë befasinë më të madhe.

Në garën e çifteve të përziera, Më të mirët dolën Olti Behluli dhe Ajola Behluli (KPP Ahmet Hoxha MK), që në finale mundën bashkëlojtarët nga klubi i tyre Amant Sejdiu dhe Maxhire Sojeva me rezultatin e ngushtë 2:1.

Në kategorinë çifte për femra, në finale u takuan Ajola Behluli Maxhire Sojeva nga KPP Ahmet Hoxha MK me Jona Hashani dhe Sara Hoxha nga KPP Ahmet Hoxha. Ajola dhe Maxhirja fituan pastër me 2:0 në sete.

Te çiftet e meshkujve, në finale u takuan Amant Sejdiu dhe Olti Behluli nga KPP Ahmet Hoxha MK kundër Imtan Durakit dhe Resul Ismajlit të KPP Sharri. Kampionë dolën çifti nga Ferizaji me fitoren 2:1 në seta.

Lojtaret e KPP Ahmet Hoxha MK, Maxhire Sojeva dhe Ajola Behluli e patën fjalën kryesore edhe te kategoria e femrave U15. Ajola në gjysmëfinale e mundi Jona Hashanin me 3:0, kurse Maxhirja Vlera Beqën e KPP Shpresa të Turiqefcit. Në finale, pas një dueli interesant fitoi Sojeva me rezultatin 3:1 në sete.

Te meshkujt U15, siç është pritur në finale u plasuan Amant Sejdiu dhe Resul Smajli. Amanti ishte më i mire se Donat Ferizi, në gjysmëfinale, kurse Resuli e mundi Olti Behlulin. Në finale, Megjithë rrezistencën e Smajlit, Amanti ishte më i mire dhe fitoi me 3:1 në seta.

Më të mirët u shpërblyen me Mirënjohje e medalje, kurse kampionët edhe me kupa. Shpërblimet i ndau Kryetari i FPPK-së Nehat Çitaku.

Renditja

Femrat U11:

Lira Hashani, KPP Ahmet Hoxha

Esma Llapashtica  KPP Artana

Feroza Smajli  KPP Shpresa

3.Rosela Abazi KPP Ahmet Hoxha

Meshkujt U11:

1.Imran Duraki KPP Sharri

2.Rron Sojeva  KPP Ahmet Hoxha MK

3.Arijon krasniqi TTC Ferizaj

4.Denad Makolli Paysera Dardania

Çiftet e përziera:

1.Ajola Behluli/Olti Behluli KPP Ahmet Hoxha MK

2.Amant Sejdiu/Maxhire Sojeva KPP Ahmet Hoxha MK

3.Albes Behluli/Jona Hashani KPP Ahmet Hoxha/ KPP Ahmet Hoxha MK

3.Sara Hoxha/Sharr Hashani KPP Ahmet Hoxha

Çiftet femra U15

1.Ajola Behluli/Maxhire Sojeva KPP Ahmet Hoxha MK

2.Jona Hashani/Sara Hoxha KPP Ahmet Hoxha

3.Rosela Abazi/Tuna Qerkini  KPP Ahmet Hoxha

4.Jonid Ibrahimi/Vlera Beqa KPP SHpresa

Çiftet meshkuj U15

1.Amant Sejdiu/Olti Behluli KPP Ahmet Hoxha MK

2.Imran Duraki/Resul Smaili KPP Sharri

3.Ar Konushefci/Grini Popova KPP Prishtina/KPP Priping

4.Ajan Vranovci/Rejan Krasniqi KPP Gani Maloku

Femrat U15

1.Maxhire Sojeva KPP Ahmet Hoxha MK

2.Ajola Behluli KPP Ahmet Hoxha MK

3.Jona Hashani KPP Ahmet Hoxha

4.Vlera Beqa Kpp Shpresa

Meshkujt U15

1.Amant Sejdiu KPP Ahmet Hoxha MK

2.Resul Smajli KPP Sharri

3.Donat Ferizi KPP Vushtrria

3.Olti Behluli KPP Ahmet Hoxha MK /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara

Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon

Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë

Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi

Rama shpërndan videon ku James Rubin goditi Prokurorinë në Hagë

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri, i ngrohtë dhe me vranësira kalimtare

Kosova Times Kosova Times August 26, 2025
Qyteti fantazmë me vlerë qindra milionë euro: 587 vila identike që qëndrojnë bosh prej vitesh
Derbi në Gjilan mbyllet baras, barazon edhe Prishtina e Dukagjini fiton
Fëmijët që lypin para në rrugë: Të abuzuar nga prindërit, të shtyrë nga varfëria
Abazoviq – koleksionist i doktoratave të nderit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?