By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE pret që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim deri në fund të ditës, më 12 maj.
May 12, 2025
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati i Popullit i Kosovës kërkon shpjegim për rastin e Dragica Gashiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati i Popullit i Kosovës kërkon shpjegim për rastin e Dragica Gashiqit
Ballina 1LajmePolitikë

Avokati i Popullit i Kosovës kërkon shpjegim për rastin e Dragica Gashiqit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 8:57 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

“Kam një vit këtu, tani më është bërë njëjtë”, thotë Dragica Gashiq, pjesëtarja e parë nga komuniteti serb e kthyer në Gjakovë – qytet rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Ajo u kthye në vendlindjen e saj dy dekada pas zhvendosjes prej aty. Por, kthimi në një mjedis ku gjatë luftës së viteve 1998/99 u vranë më shumë se 1 mijë bashkëqytetarë të saj shqiptarë, u bë shkak për rezistencë dhe protesta, vitin e kaluar.

Sot, Gashiq thotë se beson se qytetarët e Gjakovës e kanë pranuar kthimin e saj dhe se nuk ka më probleme.

“Mbijetova në kohën më të keqe, kështu që do ta mbijetoj edhe këtë”, thotë ajo.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të pasi Avokati i Popullit i Kosovës kërkoi nga autoritetet lokale që të sqarojnë se çfarë kanë ndërmarrë lidhur me kërkesën e Gashiqit për t’i lejuar asaj të rinovojë banesën.

“Në banesë rrjedh shiu, çatia ka nevojë për riparim dhe më pas të lyhet dhe të gëlqeroset. E tërë banesa, në përgjithësi, duhet të rinovohet”, thotë Gashiq dhe shton se me durim është duke pritur lejen nga komuna.

Çfarë kërkoi Avokati i Popullit?

Komuna e Gjakovës ka afat prej 30 ditësh për t’i kthyer përgjigje Zyrës së Avokatit të Popullit në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë për zbatimin e rekomandimit të saj, që të kthyerës Dragica Gashiq t’i lejohet “shfrytëzimi i lirë dhe i papenguar i banesës”, si dhe rinovimi i saj

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Marija Radulloviq, zëvendëse e Avokatit të Popullit në Kosovë.

Megjithatë, ajo thekson se rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk janë obliguese, përkatësisht nuk kanë funksion ekzekutiv.

“Çdo institucion kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në rastin konkret Avokati i Popullit, jep rekomandime. Por, kur lëshohet një raport, në të cilin konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut, institucioni i caktuar është i detyruar të informojë brenda 30 ditësh për masat konkrete që ka ndërmarrë. Ky është hapi i radhës”, thotë Radulloviq.

Dragica Gashiq u kthye në banesën e saj në fillim të qershorit të vitit 2021, pasi ajo i ishte liruar nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës. Që atëherë, Gashiq thotë se përpiqet të marrë leje për rinovim, por pa sukses.

Cili është qëndrimi i institucioneve vendore?

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë përgjigje nga autoritetet lokale në Gjakovë lidhur me atë se a do ta lejojnë Gashiqin që të rinovojë banesën e saj, ashtu siç kërkoi edhe Zyra e Avokatit të Popullit.

Vitin e kaluar, Komuna e Gjakovës kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që Gashiqit “t’ia anulojë marrëveshjen për qira të banesës”, e cila ishte bërë mes saj dhe Kuvendit komunal të Gjakovës, më 1997.

Komuna e Gjakovës e kërkoi anulimin e marrëveshjes si “masë të përkohshme”, përkatësisht deri në vendimin përfundimtar të institucioneve gjyqësore.

Megjithatë, gjykata e refuzoi këtë kërkesë të autoriteteve lokale me arsyetimin se ishte “e pabazë dhe e panevojshme” dhe Dragica Gashiqit iu lejua të qëndrojë në banesën e saj.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës Themelore në Gjakovë me pyetjen se deri ku ka arritur procedura në rastin e Dragica Gashiqit dhe të drejtave të saj pronësore, por, deri në publikimin e këtij teksti, nga ky institucion nuk kthyen përgjigje.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në deklaratat e mëparshme për mediat lokale në Kosovë, ka thënë se Gashiq e kishte regjistruar banesën si pronë të saj në vitin 1997, gjatë regjimit serb të Sllobodan Milosheviqit, dhe se ato ishin “kohë të kontestueshme”.

Pse ishte kontestuar kthimi?

Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, 11 organizata joqeveritare nga territori i Komunës së Gjakovës shprehën pakënaqësinë e tyre për kthimin e Dragica Gashiqit – pjesëtare e komunitetit serb.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999, në Gjakovë u vranë më shumë se një mijë civilë shqiptarë, kryesisht burra. Disa prej tyre, janë ende të zhdukur.

Megjithatë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shprehën brengosjen e tyre lidhur me të drejtat për kthim të Dragica Gashiqit në Gjakovë. Sipas tyre, nuk u respektua fryma e Kushtetutës së Kosovës, konkretisht neni 156, i cili thotë se Kosova “do të promovojë dhe lehtësojë kthimin e sigurt dhe të dinjitetshëm të të zhvendosurve dhe personave të zhvendosur brenda vendit”, dhe se “do t’i ndihmojë ata të rimarrin pronën dhe gjërat e tyre personale”.

Gjithashtu, Zyra e Avokatit të Popullit, në raportin vjetor për vitin 2021, konstatoi se një numër i komuniteteve joshumicë nuk mund të disponojnë lirisht me pronën e tyre të paluajtshme.

“Është fakt se në vitet e fundit ka pasur përparim në zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike. Megjithatë, autoritetet duhet të sigurojnë që të gjithë personat të disponojnë pronën e tyre, në përputhje të plotë me ligjin, si dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre”, thuhej në raport.

Dy dekada të procesit të kthimit

Procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ka më shumë se 20 vjet që vazhdon, por më së shumti në zonat rurale dhe jo në qytete. Po ashtu, Kosova ende nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e kthimit të plotë të shqiptarëve të zhvendosur nga veriu i vendit, ku jeton popullata shumicë serbe.

Sipas legjislacionit, të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në Kosovë dhe për këtë u ndihmojnë institucionet kompetente: Ministria për Komunitete dhe Kthim, drejtoritë komunale për komunitete dhe kthim, si dhe organizata të ndryshme.

Në vitin 2018, derisa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, Qeveria e Kosovës miratoi Dekretin për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhjet e përhershme, i cili i referohet krijimit të kushteve të nevojshme për kthimin e personave që u zhvendosën brenda Kosovës dhe në rajon, gjatë periudhës: 28 shkurti i vitit 1998 – 31 mars i vitit 2004.

You Might Also Like

Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve

Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i

Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit

PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Të paktën 618 fëmijë ukrainas ranë viktima të agresionit rus
MOSKA ZYRTARE NË PROBLEME TË MËDHA: A është Putin në rrezik?
CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima
Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e propozimit evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?