By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr nga procesi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ASK: Disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr nga procesi
Ballina 1Financa

ASK: Disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr nga procesi

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 10:41 AM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Avni Kastrati, ka thënë të hënën se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, ndonëse janë shfaqur disa probleme në pjesën veriore.

Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

“Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet dhe besojmë që kështu do të vazhdojmë deri në fund të procesit të regjistrimit”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Megjithatë, Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit.

Ai ka thënë se ka takuar personalisht pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, një ditë më parë, dhe se ASK-ja e ka siguruar një “numër solid” të regjistruesve për të regjistruar popullsinë e këtij rajoni brenda afateve kohore.

Sipas tij, regjistruesit janë prej zonës veriore dhe jo prej zonave tjera të banuara me shumicë serbe brenda Kosovës, dhe se ka parë gatishmëri të komunitetit serb për t’u regjistruar.

Më 5 prill, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Lista Serbe ka thënë se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi serbët, i pushtoi komunat me forcë, militarizoi veriun e Kosovës…”.

Në procesin e fundit të regjistrimit të popullsisë – të realizuar më 2011 – serbët e veriut nuk patën marrë pjesë, me kërkesë të autoriteteve të Beogradit.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, Kosova i ka rreth 1.8 milion banorë, dhe 25.000 prej tyre janë serbë.

Megjithatë, organizata të shoqërisë civile besojnë së në këtë shtet jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të këtij komuniteti.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha për biznese dhe shkojnë në deri 20.000 euro.

You Might Also Like

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FA: Nëse Putini humbet, në botë fillon një reaksion zinxhir – këto janë skenarë të mundshëm

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Si jetoi Ksenia në Sofje midis protestave kundër Putinit dhe kërkesave për mbrojtje
Kongresi miratoi projektligjin për mbështetjen e përkohshme të qeverisë
Bieber: Mosardhja e përfaqësuesit serb në Bruksel është një mesazh shumë i keq, në dëm të Serbisë
Rama: Pishina në Podujevë s’ka lidhje me Lojërat Mesdhetare 2030
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?