Pritjet e presidentit te Serbise Aleksander Vuciq nga presidenti i Frances Emanuel Macron ishin zhgenjyese kur eshte fjala per Kosoven. Ky i fundit ia rikujtoi se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë.Madje presideti francez i tregoi rendesin qe ka stabiliteti i rajonit per Evropen.
“Në anën tjetër, ne duhet të tejkalojmë tensionet që u ngritën si rezultat i vendimeve të marra nga autoritetet e Kosovës që kanë të bëjnë me komunat me popullsi serbe, ne i dimë kushtet e atyre marrëveshjeve”, tha Macron.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe premtim për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë, Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë. edhe më tej”, shtoi presidenti francez.
Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë gjithçka për të zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u nënshkrua një vit më parë.
Ai theksoi se integrimi evropian i Serbisë është në “interesin tonë të përbashkët”.
“Nuk është një proces i imponuar, por zgjedhja juaj sovrane për të ecur lirshëm drejt modelit të mbrojtjes së sovranitetit tonë së bashku”, tha presidenti francez. Vete reagimi i Vuciqit ndaj deklarates se Macron, tregon zhgenjimin e pritshmerise se tij. Presidenti Vuçiq reagoi ndaj deklaratës së Macron se të dyja palët (si Beogradi dhe Prishtina) “bënë diçka” secila, duke thënë se njëra palë që i referohej Prishtinës “nuk bëri asgjë”.