By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thirrje për kompensimin e romëve që jetuan në kampe në veriun e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Thirrje për kompensimin e romëve që jetuan në kampe në veriun e Kosovës
Ballina 1Lajme

Thirrje për kompensimin e romëve që jetuan në kampe në veriun e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/09 at 7:02 PM
Kosova Times Published April 9, 2024
Share
SHARE

Një grup organizatash për të drejtat e njeriut i bëri thirrje të martën Kombeve të Bashkuara që të kompensojë sa më parë pjesëtarët e komunitetit rom të cilët kishin qëndruar në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999.

Në një letër të hapur drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shefes së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh si dhe shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, organizatat joqeveritare kërkojnë punë të përbashkët “për t’i dhënë më në fund një zgjidhje situatës së pjesëtarëve të komunitetit rom të helmuar në Mitrovicë”.

Afërsisht 600 pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas kishin qëndruar në kampet në Zhikoc, Çeshminlug e Osterode në veri, afër kombinatit metalurgjik Trepça, përkatësisht në zona të ndotura me mbetje industriale, të administruara nga misioni i atëhershëm i Kombeve të Bashkuara UNMIK-u.

“Situata, të cilën Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut e quajti “problemi më serioz humanitar dhe mjedisor në Evropë”, rezultoi në disa vdekje dhe sëmundje dhe paaftësi të vazhdueshme midis banorëve të kampit. Anëtarët e prekur të komunitetit vazhdojnë të luftojnë me komplikimet shëndetësore që lidhen me ekspozimin ndaj plumbit”, thuhet në letër

Tetë vjet më parë, Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut në Kosovë nëpërmjet një vendimi bëri përgjegjës misionin e Kombeve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut duke i bërë thirrje që të kompensojë dëmet materiale dhe morale si dhe të kërkojë ndjesë publike nga viktimat dhe familjarët e tyre.

“Megjithatë, fondi i mirëbesimit i krijuar nga OKB-ja për këto komunitete mbetet kryesisht i pafinancuar dhe nuk trajton dëmin e pësuar nga viktimat. Viktimat ende nuk kanë marrë kompensim për dëmtimet e tyre as qasje në kujdesin mjekësor për të trajtuar efektet e vazhdueshme të helmimit nga plumbi”, thuhet në letër.

Kampet janë braktisur përfundimisht në vitin 2010 dhe banorët janë vendosur në zona tjera, pjesa më e madhe në pjesën jugore te Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare.

Analizat e kryera nga zyra e Komisionit Evropian dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2010 tek 78 fëmijë të këtyre komuniteteve dëshmuan për rënien e shkallës së pranisë së plumbit në gjak pas largimit nga kampet e improvizuara në veri.

Ndër të tjera, në letër theksohet se refuzimi i Kombeve të Bashkuara për të marrë përgjegjësinë në Kosovë dëmton viktimat por edhe mbarë komunitetin rom në Evropë.

“Kombet e Bashkuara duhet ta shndërrojnë vendimin e Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut në rezultate konkrete. Mbyllja e këtij kapitulli të dhimbshëm të historisë do të ishte një hap madhor për zhvillimin e këtij komuniteti në Kosovë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga mbi dhjetë organizata për të drejtat e njeriut.

Përfaqësues të organizatave humanitare thonë se komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë vazhdojnë të përballen me diskriminim. Ata bëjnë thirrje për më shumë angazhim në përmirësimin e kushteve të jetesës për këto komunitete që janë integruar në sistemin politik të vendit, por të drejtat e tyre janë ende shpeshherë të cunguara.

You Might Also Like

Krasniqi: Fitore për Kushtetutën, humbje për Vetëvendosjen

Nga e hëna fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

Qeveria në detyrë miraton vendime për urën mbi Ibër dhe shërbimet e ujit

Dhuna ndaj të miturës trondit vendin, KOMF kërkon reagim urgjent

Osmani dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova Times April 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë ka thënë Kolinda Grabar Kitaroviq për Vladimir Putin, Zoran Milanoviç, Milorad Dodik…

Kosova Times Kosova Times September 12, 2023
Ferizaj: Deri në orën 16:00 votuan 37,723 qytetarë
Nis fushata “Ditët e Mjedrës” në Podujevë
`Për kokërr t`qefit`, nis Hardh Festi në Rahovec
Horoskopi për datën 13 Prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?