By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken e Cameron kërkojnë miratimin e ndihmës për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken e Cameron kërkojnë miratimin e ndihmës për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken e Cameron kërkojnë miratimin e ndihmës për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 8:36 AM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i bënë thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, duke thënë se financimi është kritik për sigurinë e ShBA-së, Evropës dhe botës.

Duke folur pas takimit në Departamentin e Shtetit, Blinken përsëriti thirrjet për ligjvënësit që ta zhbllokojnë ndihmën që presidenti Joe Biden kërkon prej muajsh, ndërsa Cameron tha se do ta kërkojë të njëjtën gjë gjatë takimeve që do të zhvillojë në Uashington.

“Unë vij këtu pa ndonjë qëllim që t’i jap leksione dikujt, apo t’i them dikujt se çfarë të bëjë… Unë, thjesht, vij këtu si mik dhe si besimtar i madh në këtë vend. Unë besoj se është thellësisht në interesin tuaj që t’i zhbllokoni ato para”, tha Cameron.

Zyrtarë të shumtë të huaj u kanë kërkuar ligjvënësve amerikanë që të veprojnë me shpejtësi për të miratuar ndihmën për Ukrainën.

Javën e kaluar në Bruksel, pothuajse të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë thënë se kontributi i SHBA-së është thelbësor.

Paketa e re e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, ka muaj që është bllokuar në Kongresin amerikan, kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë që janë pro ish-presidentit Donald Trump.

Ky i fundit pritet të garojë sërish për president në zgjedhjet e nëntorit dhe ka shprehur vazhdimisht rezerva për ndihmën që i jepet Ukrainës, e cila lufton kundër pushtimit rus.

Në një intervistë dhënë Televizionit Fox News në fillim të këtij muaji, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Mike Johnson, ka thënë se ai do që ndihma e re për Ukrainën të miratohet “tani” dhe ka thënë se do të propozojë një paketë shpejt, pasi që Kongresi të kthehet nga pushimet, më 9 prill.

Johnson, aleat i Trumpit, ka thënë se propozimi i tij do të përfshijë “risi të rëndësishme”, por nuk i ka përshkruar ato.

Paketa që mbetet e bllokuar, parasheh fonde kryesisht për armë dhe pajisje të tjera ushtarake.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryetari i Ulqinit letër BE-së: Planifikimet e Spajiqit tradhti shtetërore

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
Moti në Shqipëri me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore
Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Drenasit
Festivalet verore në Kosovë, nxitës të rritjes ekonomike dhe argëtimit
Tragjedia tronditi planetin: gazetari i famshëm vdiq në stadium gjatë gjuajtjes së penalltive në Kupën e Botës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?