Sipas hulumtimeve të reja, birra mund të ketë një efekt pozitiv në mikrobiomën e zorrëve. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pohon Helmut Seitz, një studiues prej kohësh i efekteve të alkoolit në trupin e njeriut. Sipas këtyre studimeve, birra përmban përbërës fantastikë me veti të jashtëzakonshme. Ky studim pretendon se birra jo vetëm që e bën një person më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm. Autorët pretendojnë se mikrobioma e zorrëve mund të shpërbëjë disa përbërës të birrës dhe kështu të ketë një efekt të dobishëm në sistemin imunitar.
Ato mund të veprojnë anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke i bërë të padëmshme produktet e dëmshme të metabolizmit. Kjo tingëllon e mrekullueshme!
Megjithatë, një vështrim nga afër i studimit e prish shpejt humorin e mirë.
Gjegjësisht, hulumtimi është financuar nga Laboratori Shtetëror i Fermentimit Biologjik të Inxhinierisë së Birrës, i cili është pjesë e Birrarisë Tsingtao, një nga dy fabrikat më të mëdha të birrës në Kinë. Përveç kësaj, dy nga pesë autorët e studimit vijnë nga laboratori i fabrikës së birrës, gjë që mund të tregojë një konflikt interesi.
Prandaj, një shkencëtar që hulumton alkoolin, Helmut Seitz, dyshon në paanshmërinë e këtij hulumtimi. Megjithatë, shqetësimi i tij kryesor ishte vetë përmbajtja e studimit, të cilin ai e quajti “grotesk” në kontekstin e alkoolit.
Ka disa përbërës në birrën që kanë një efekt të dobishëm në shëndet, siç është ekstrakti i hopit – shpjegoi Seitz. Ai ka studiuar efektet e alkoolit në trupin e njeriut për dekada, sipas Deutsche Welle.
Efekti oksidativ i alkoolit është shumë më i fortë se ndikimi potencial pozitiv i të gjithë përbërësve të tjerë, theksoi ky shkencëtar. Ai shpjegoi gjithashtu se ky efekt oksidativ çon në inflamacion dhe rrit rrezikun e sëmundjeve, duke përfshirë diabetin dhe kancerin.
“Alkooli shkakton kancer pikerisht ne zorren e trashe ”, paralajmëroi Seitz. “Alkooli shndërrohet në acetaldehid në trup dhe është toksik”, shtoi ai.
Jo vetëm kaq, sipas këtij shkencëtari, birra është edhe më e dëmshme për zorrët sesa vera. Megjithatë, siç theksoi ai, ende nuk është plotësisht e qartë pse është kështu, përfundon DW.