Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se kjo festë shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave. Ai ka uruar që festat e ardhshme liderët e UÇK-së t’i presin me popullin e tyre.
“E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshëm që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ndaj familjeve skamnore, ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa marrin edhe një dimension më të rëndësishëm, dhe po ashtu ne shfrytëzojmë rastin t’ia urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim t’iu jetë pranuar dhe t’iu shpërblehet dhe po ashtu, nga këtu dëshiroj në mënyre të veçantë urojë edhe miqve tonë, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë, Hashin Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa më parë festat e ardhshme të bajrameve të tjerë t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre” ka thënë Krasniqi. /Kosovatimes/