By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë
November 23, 2025
Rama thërret konferencë për media
November 23, 2025
Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë
November 23, 2025
‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës
November 23, 2025
SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muzeu arabo-amerikan në shtetin e Miçiganit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Muzeu arabo-amerikan në shtetin e Miçiganit
Lajme

Muzeu arabo-amerikan në shtetin e Miçiganit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 6:39 PM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Prilli është muaji i trashëgimisë arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Ky muaj vë në qendër të vëmendjes një komunitet që shpesh duhet të luftojë stereotipet negative. Një institucion që ndihmon në këtë drejtim është Muzeu Kombëtar Arabo-Amerikan në qytetin Dearborn në shtetin e Miçiganit, të cilin e vizitoi së fundmi korrespodentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar.

Emigrantët arabë erdhën në Amerikë që së paku në vitet 1890. Shumë erdhën fillimisht për mundësi më të mira ekonomike dhe më pas për shkak të trazirave politike në vendet e tyre. Misioni i Muzeut Kombëtar Arabo-Amerikan është të tregojë se si këta emigrantë u bënë pjesë e shoqërisë amerikane.

“Ne e përcjellim historinë e arabo-amerikanëve përmes zërit të arabo amerikanëve. Ata e tregojnë me fjalët e tyre përvojën që kanë patur. Kjo bën të mundur që njerëzit të kenë një dëshmi autentike dhe reale mbi domethënien e të qenit arabo-amerikan”, shprehet Diana Abouali nga Muzeu Kombëtar Arabo-Amerikan.

Historia e këtyre emigrantëve nuk është e njohur për amerikanët e zakonshëm. Dhe shpesh, ato infomacione, që pak amerikanë dinë rreth tyre, bazohen tek stereotipet negative.

“Stereotipi i dukshëm është ai i arabëve të zemëruar, arabëve terroristë, i të qenit të frikësuar nga arabët që vijnë nga jashtë vendit. Mendoj se ky është stereotipi që shihet lehtësisht, por gjykoj se po teprohet pak. Ndaj idenë se një nga stereotipet më të dëmshme që ekziston sot në median amerikane lidhet me shtypjen e grave arabe”, shprehet Jasmine Hawamdeh nga Komiteti Kundër Diskriminimit Amerikano-Arab.

Muzeu përpiqet të korrigjojë përshkrime dhe cilësime të tilla. Një ekspozitë krahason se si portretizohen arabët nga të tjerët dhe se si e shohin ata veten.

Muzeu tregon përvojën në shkallë të gjerë të arabo- amerikanëve. Përfshirë punën, historinë e atyre që i shërbyen vendit, historinë e artistëve dhe veprat e tyre.

Dhe jetën e tyre të përditshmme, përfshirë erëzat dhe ushqimet tradicionale të kuzhinës arabe.

“Jo përherë i përgjigjemi këtyre cilësimeve dhe perceptimeve të gabuara edhe pse është një pjesë e rëndësishme e punës sonë dhe një nxitje kryesore për ngritjen e një muzeu si ky, por në një fare mënyre ne po prezantojmë veten, ashtu si jemi, me vetëbesim”, shprehet zonja Abouali.

Në muze shfaqen edhe portretet e arabo-amerikanve të njohur. Atje gjendet tavolina e emigrantit libanez Joseph Haggar, i cili themeloi markën e njohur të pantallonave Haggar në 1926.

Muzeu përmban gjithashtu listën e arabo-amerikanëve që ishin pasagjerë në anijen Titanik, që u fundos në 1912. Po ashtu edhe sfida që lidhen me keqkuptimtet fetare.

“Gjysma e komunitetit arabo-amerikan është i krishterë. Dhe në fakt, emigrantët të cilët erdhën në fund të shekullit të 19-të, në fillim të shekullit të 20-të, ishin kryesisht të krishterë”, shton zonja Abouali.

Arabo-amerikanët janë një komunitet i larmishëm nga 22 vende arabe që shtrihen nga Afrika veriore në Azinë perëndimore. Por sapo vendosen në Shtetet e Bashkuara, thotë drejtoresha e muzeut, ata bëhen po aq amerikanë, sa ç’janë edhe arabë.

You Might Also Like

Nder i madh për letërsinë shqiptare: Çipa merr “Oscar Wilde”

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Sot, Dita Botërore e Filozofisë

Biblioteka Kombëtare ekspozon 100 Bibla të rralla

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Alarmet për bomba në shkolla lënë pa mësim nxënësit

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Rusia kreu një sulm të ri me dron në Kharkiv, dy persona u vranë
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
Rasti i trafikimit teston raportet Serbi-Kinë
Ahmeti: BE-ja është alternativa e vetme për rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?