By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëtim nëpër kohë: Një tren retro zbulon sharmin e Toskanës
November 4, 2025
Një ishull i pabesueshëm me madhësinë e një fushe futbolli, shtëpi e 300 njerëzve
November 4, 2025
Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
November 4, 2025
Sllovenia zbardh listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë
November 4, 2025
Kurti: Glauk Konjufca mandatar i dytë për kryeministër
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 3:50 PM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje, dhe me shpresën që Rusia do të mund t’i bashkohet një ditë procesit të paqes.

Resorti Bürgenstock pritet të jetë vendi ku do të mbahet konferenca më 15-16 qershor.

Në të pritet të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë prej dhjetëra shteteve, pas prezantimit të planeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis.

E përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka raportuar të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në Italinë fqinje më 13-15 qershor dhe ka mundësi që të marrë pjesë edhe në këtë konferencë.

Qeveria zvicerane ka thënë se në bisedimet për organizim të konferencës kanë marrë pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të dërguar të Brazilit, Kinës, Etiopisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Afrikës së Jugut.

“Në takimin e sotëm, Këshilli Federal ka diskutuar për datën dhe hapat e radhës. Aktualisht ekziston mbështetje e nevojshme ndërkombëtare për lansim të një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë për procesin e paqes”, ka thënë Qeveria federale në Bern, përmes një deklarate.

Në deklaratë është thënë se marrë parasysh traditën e vjetër diplomatike, Zvicra konsideron se ka përgjegjësi për të kontribuuar në procesin e paqes në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ruud van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Gruaja filipinase që supozohej të pushkatohej për drogë u lirua
Janjiq per Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën: Kush do të marrë pjesë dhe cilat do të jenë pasojat për palën serbe?
Studentë nga Taxhikistani raportuan se ishin rrahur nga policia në Komsomolsk-on-Amur
Osmani, në samitin e Tiranës, kërkoi që të bëhet liberalizimi i vizave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?