By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Kamerat në qendrat e votimit për të gjitha proceset zgjedhore, jo vetëm për 21 prill
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Kamerat në qendrat e votimit për të gjitha proceset zgjedhore, jo vetëm për 21 prill
Lajme

KQZ: Kamerat në qendrat e votimit për të gjitha proceset zgjedhore, jo vetëm për 21 prill

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 11:54 AM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shtyrë për një ditë tjetër mbajtjen e mbledhjes së paraparë për sot.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, para mediave bëri të ditur se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër derisa disa materiale që janë të nevojshme të jenë të gatshme.

Ai foli edhe për disa paqartësi që janë krijuar në opinion për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit.

Elezi tha se vendosja e kamerave nuk vlen vetëm për procesin e votimit më 21 prill në komunat në veri të vendit, por edhe për proceset e ardhshme zgjedhore.

“KQZ sqaron se ky nuk është vendim që përfshinë vetëm procesin e votimit për 21 prill, por do të vlejë edhe për proceset tjera zgjedhore. Vendosja e kamerave në vendvotime është planifikuar gjatë hartimeve të akteve nënligjore nga KQZ. Këto dhe rregulloret tjera nuk janë hartuar vetëm për procesin e votimit më 21 prill 2024, por do të vlejnë edhe proceset e tjera zgjedhore”, tha Elezi.

Ai shtoi se vendosja e kamerave brenda hapësirave të vendvotimit bëhet me qëllim që të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

“Në ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri 2021 janë evidentuar parregullsi që kanë ndikuar në integritetin, koston dhe besimin e publikut në zgjedhje. Nga 2009-2021 janë rinumëruar 36% e vendvotimeve. Vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës. Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve”, u shpreh Elezi.

Sa i përket paqartësive tjera lidhur me listën e votuesve në katër komunat në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, Elezi sqaroi se KQZ ka ndjekur rrugën ligjore.

“KQZ ka ndjekur rrugën ligjore për përpilimin e listës së votueseve për procesin e votimit 21 prill. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 46 mijë e 556, apo 1461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura para një viti më 23 prill 2023”, tha Elezi.

Elezi shtoi se kjo është një rritje e natyrshme e numrit të votuesve, siç ndodh rëndom nga një proces votimi në tjetër.

“Lidhur me deklarimet se numri i votuesve është më i madh se i banorëve rezidentë, sqarojmë se lista e votuesve nuk përmban vetëm qytetarët me të drejtë vote që aktualisht jetojnë në një vendbanim të caktuar, por edhe qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit”, tha Elezi.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Perëndimi, Kina dhe Jugu Global po përgatisin një marrëveshje paqeje në Ukrainë pa pjesëmarrjen e Rusisë

Kosova Times Kosova Times August 7, 2023
Ukraina sulmoi rajonin e Murmanskut me dronë, ky është rekordi më i gjatë për të gjithë luftën
Gjukanoviq: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë
PSG merr fitore me lehtësi ndaj Toulouse
Vitin tjetër nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?