By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bolton: Një përgjigje e fuqishme nga Izraeli ndaj Iranit do të ishte e justifikueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bolton: Një përgjigje e fuqishme nga Izraeli ndaj Iranit do të ishte e justifikueshme
Ballina 2Rajon / Botë

Bolton: Një përgjigje e fuqishme nga Izraeli ndaj Iranit do të ishte e justifikueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 2:08 PM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, tha se Izraeli ka të drejtë t’i kundërpërgjigjet Iranit për shkak të sulmit që Teherani kreu gjatë fundjavës, përfshirë edhe shkatërrimin e programit të tij bërthamor, duke shtuar se ai qëndron pas deklaratës së tij se “është e turpshme” që presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit që të mos përgjigjet.

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Bolton tha se nëse Irani do të shënjestronte ShBA-në duke përdorur qindra raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë, siç bëri më 13 prill kundër Izraelit, Uashingtoni do të kundërpërgjigjej minimalisht duke ia shkatërruar bazat dhe ndërtesat nga të cilat u nisën sulmet.

“Jam i bindur që nëse ShBA-ja do të përballej me një sulm të tillë, nuk kam asnjë dyshim se çfarë do të bënim. Pse duhet t’ia mohojmë të drejtën izraelitëve… të veprojnë në mënyrën e njëjtë siç do të vepronim ne?”.

Bolton foli me REL-in nga Uashingtoni në kohën kur Izraeli po mendon se si t’i përgjigjet sulmit të Iranit. Teherani tha se e kreu sulmin në kundërpërgjigje të një sulmi të dyshuar ajror në ndërtesën e Ambasadës iraniane në Damask të Sirisë muajin e kaluar, ku u vranë dy gjeneralë. Pothuajse të gjitha raketat dhe dronët u rrëzuan nga sistemet ajrore izraelite apo u penguan nga forcat amerikane, franceze, britanike dhe jordaneze.

Biden ka thënë se ai dëshiron që të parandalojë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ka bërë thirrje për kujdes, duke i thënë Izraelit që të “mendoj me kujdes dhe në mënyrë strategjike” para se t’i përgjigjet Iranit, që do të mund të çonte në një konflikt më të gjerë.

Por, Bolton tha se për shkak se Izraeli mund të mos jetë i sigurt që raketat e ardhshme balistike të lëshuara nga Irani nuk do të përmbajnë koka bërthamore, është në interesat afatgjatë të Izraelit që të shqyrtojë mundësinë e një reagimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit. Dhe nëse Izraeli do të vendosë të veprojë kështu, ShBA-ja duhet ta mbështesë, tha ai.

Sulmi i 13 prillit ka rritur frikën për një përshkallëzim tjetër të madh të luftimeve në Lindjen e Mesme dhe rreziqet janë të larta për shkak se “ne jemi në territor të paeksploruar”, tha Michael Horowitz, kreu i inteligjencës në kompaninë konsulente, Le Beck, me seli në Bahrejn.

Një luftë në shkallë të plotë është skenari më i keq që mund të shkaktohet nga një sulm izraelit ndaj ndërtesave bërthamore në Iran, tha Horowitz, gjatë një interviste dhënë për REL-in më 15 prill.

“Nëse ne arrijmë në këtë pikë, mund të shohim javë të tëra sulmesh izraelite në Iran, angazhim në shkallë të plotë të Hezbollahut në një sulm ndaj Izraelit, dhe një pushtim tokësor izraelit në Liban si dhe mund të shohim një përpjekje iraniane për të mbyllur Gjirin Persik”, tha Horowitz.

Tani, rajoni është “më afër një skenari të tillë se kurrë më parë” edhe nëse nuk ka ndonjë shkaktar specifik, një cikël i sulmeve midis Iranit dhe Izraelit “mund të na çojë në atë skenar, nëse palët e jashtme nuk veprojnë, siç kanë bërë deri më tani, për të ulur tensionet”.

Bolton ka shkruar librin me titullin “Dorëzimi nuk është opsion: Mbrojtja e Amerikës në Kombet e Bashkuara”, pasi përfundoi mandatin si ambasador i SHBA-së në OKB nga gushti i vitit 2005 deri në dhjetor të vitit 2006. Si nënsekretar i Shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare nga viti 2001 deri më 2005, ai kishte avokuar për masa më të ashpra kundër programeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Në intervistën për REL-in, Bolton tha se Izraeli veçse është i përfshirë në luftë në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe është sulmuar në veri nga Hezbollahu.

Për më tepër, tha ai, rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, dhe ka pasur sulme të grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

Bolton akuzoi administratën Biden se po refuzon ta shohë konfliktin në Lindjen e Mesme në një kuptim strategjik. Ai po ashtu tha se të gjitha grupet terroriste që operojnë në rajon janë të armatosura, të pajisura, të trajnuara dhe të financuara nga Irani, prandaj, sipas tij, një përgjigje e fuqishme është e justifikueshme.

“Irani është mjeshtër i marionetave. Kjo është një luftë e gjerë, në të cilën veçse jemi”, tha ai për REL-in. “Këto nuk janë beteja të ndara midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, apo rebelëve Huthi që tentojnë të mbyllin Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit për anijet tregtare ndërkombëtare. E gjithë kjo kontrollohet nga Irani”, shtoi ai.

Ai mbrojti kritikat e tij ndaj Bidenit, që tha se reagimi i tij ishte “i turpshëm”, duke theksuar se një luftë më e gjerë që administrata amerikane dhe të tjerët druajnë ka nisur më 7 tetor, në ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke rrëmbyer afër 250 pengje e duke vrarë afër 1.200 të tjerë. Më shumë se 100 pengje ende po mbahen nga radikalët palestinezë.

Bolton, i cili për 17 muaj ishte këshilltar i ish-presidentit Donald Trump, tha se ai nuk mund të parashikojë se si mund të dukej një përgjigje e Izraelit, por tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e di kërcënimin bërthamor të Iranit “më mirë se kushdo tjetër në Izrael, të jem i sinqertë, edhe në ShBA”.

Nëse do të detyrohej të parashikonte, ai tha se përgjigja mund të jetë “e nivelit të ulët” dhe mund të ndodhë brenda ditësh.

Bolton ishte këshilltari i tretë i Trumpit për siguri kombëtare, të cilit iu kërkua dorëheqja në shtator të vitit 2019 pas muajsh të mendimeve ndryshe lidhur me drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe të sigurisë kombëtare.

Një vit më vonë, Bolton shkroi një libër lidhur me mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Publikimi i librit “Dhoma ku ndodhi: Memoari i Shtëpisë së Bardhë” zemëroi Trumpin, pasi në të ai u portretizua si person injorant sa i përket fakteve themelore të gjeopolitikës. Shtëpia e Bardhë kishte tentuar të ndalte publikimin e librit, por një gjykatës kishte refuzuar këtë kërkesë. Trump kishte reaguar pas publikimit të librit, duke e quajtur Boltonin “të paaftë” dhe “një budalla të mërzitshëm”.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Kazakistan, deputeti që mbështeti Putinin dhe luftën u përjashtua nga partia

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Vdes artisti kombëtar Shyqri Nimani
Lazoviq: “Ajo që filloi 30 vjet më parë nga Beogradi, fundin e saj duhet ta shohë në Beograd”
FSK pjesë e ushtrimit fushor `Dimali 24` në Shqipëri
Aksident në Zahaq të Pejës, lëndohen shtatë persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?