By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dodë Gjergji: Dhuna në çdo formë është shkelje e thellë e vlerave hyjnore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dodë Gjergji: Dhuna në çdo formë është shkelje e thellë e vlerave hyjnore
Lajme

Dodë Gjergji: Dhuna në çdo formë është shkelje e thellë e vlerave hyjnore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 8:01 PM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Ipeshkëvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Dodë Gjergji përmes një deklarate publike në emër të Kishës Katolike ka shprehur keqardhje dhe dhimbje për ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave në vendin tonë, duke thënë se dhuna në çdo formë është një shkelje e thellë e vlerave hyjnore, të cilat, siç shprehet ai, ‘si besimtarë jemi thirrur t’i përfaqësojmë, promovojmë dhe mbrojmë’.

Në emër të Kishës Katolike dhe me autoritetin tim si ipeshkëv, dëshiroj të shpreh ndjenjat e mia “më të thella të keqardhjes dhe të dhimbjes për ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave në vendin tonë. Dhuna në çdo formë është një shkelje e thellë e vlerave hyjnore, të cilat si besimtarë jemi thirrur t’i përfaqësojmë, promovojmë dhe mbrojmë”, thuhet në deklaratën e Dodë Gjergjit.

Tutje, sipas tij, kjo formë e dhunës, që po shkakton humbje të jetëve njerëzore dhe vuajtje të pafundme për familjet e prekura e për fëmijët e nënave të vrara, nuk mund të pranohet dhe të tolerohet.

“Këndej, si besimtarë dhe si shoqëri, ne duhet të bashkëpunojmë për të ndërtuar një mjedis ku gratë dhe të gjithë individët të ndjehen të sigurt dhe të respektuar, varësisht vështirësive që paraqiten në jetën e çdo familjeje. Duhet të bëjmë më shumë për të promovuar një kulturë të paqes, respektit dhe barazisë gjinore në çdo sferë të shoqërisë sonë e sidomos brenda familjeve tona, sikur na mëson Bibla: “Kështu, edhe ju burra, bashkëjetoni në mënyrë të njerëzishme me gratë tuaja duke pasur parasysh natyrën më delikate të femrës; kini nderim për to, sepse edhe ato bashkë me ju, do ta trashëgojnë hirin e Jetës, në mënyrë që të mos pengohen lutjet tuaja…” (1 Pjt 3,7). Duke vepruar në këtë rrugë, ne do të zbatojmë më mirë misionin tonë si besimtarë dhe do të kontribuojmë në ndërtimin e një realiteti më të drejtë dhe më njerëzor”, thotë Dodë Gjergji.

Në këtë moment rrëqethës, Dodë Gjergji ka ftuar udhëheqësit fetarë, autoritetet civile dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë të bashkohen për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar aktet e dhunës dhe për të ndërtuar një shoqëri ku çdo person, pa dallim, të gëzojë të drejtat e jetës.

“Por, jo vetë për të jetuar, por për t’i mundësuar çdokujt që të ketë një jetë të sigurt, të dinjitetshme dhe të lumtur. Lusim Zotin për shpirtin e grave të vrara nga dora e atyre që do të duhej t’i duanin, qëndrojmë pranë fëmijëve të tyre dhe shprehim ngushëllimin tonë familjeve të prekura, e, njëkohësisht, bëj thirrje të angazhohemi në veprime konkrete për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë kurrë më në shoqërinë tonë”, përfundon deklarata e Dodë Gjergjit.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Strategjia e heshtur e administratës Trump ndaj Lukoil dhe ndikimi në tregjet e energjisë globale

Kosova Times Kosova Times November 16, 2025
Osmani: ‘TetoriRozë’, të mbështetën të gjithë ato gra që kanë nevojë
Çfarë duhet të dini për tragetet greke në mënyrë që pushimet tuaja të mos ju prishen që në fillim
Serres: Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri në qendër të qytetit
Bugajski i thotë ambasadorit gjerman të mos shtyhet njohja reciproke: E pamë me Putinin, Vuçiqi do ta destabilizojë rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?