By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Kuvendi është hapësira e duhur për ngritjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Kuvendi është hapësira e duhur për ngritjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore
Lajme

Konjufca: Kuvendi është hapësira e duhur për ngritjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 1:54 PM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili për të dytin vit po mbahet në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca shprehu indinjatën e tij rreth ngjarjes së vrasjes së një gruaje sot në Pejë, kur edhe para disa ditëve një tjetër ngjarje e tillë e rëndë kishte ndodhur në Ferizaj, duke shtuar se në shumicën e këtyre rasteve vrasjet janë kryer nga burra që kanë pasur vepra penale sa i përket dhunës në familje.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi konsolidim të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë që raste të vrasjes së grave mos të ndodhin më.

Duke folur për rëndësinë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, kryetari tha se këtë edicion e bën edhe më domethënës periudha kohore në të cilën po mbahet, pra në javën kur Kosova shënon ditën që i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca kërkoi që autorët e këtyre krimeve çnjerëzore të vihen para drejtësisë.

“Rreth 20 mijë gra u dhunuan gjatë luftës në Kosovë e këto janë dëshmia e dhimbjes sonë të vazhdueshme dhe kujtimeve të tmerrshme, me të cilat populli ynë vazhdon të jetojë çdo ditë. Përveç dhimbjes që i ka përcjellë tash e 25 vite, ato përballen edhe me stigmën shoqërore dhe mungesën e padurueshme të drejtësisë, përderisa kryerësit e këtyre krimeve nuk e kanë marrë dënimin e merituar dhe shumica prej tyre janë të lire”, tha kryetari Konjufca.

I pari i Kuvendit potencoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës vitin e kaluar e ka miratuar ligjin përkatës, me anë të të cilit zgjatet afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025.

Kryetari i Kuvendit duke folur për paqen dhe sigurinë në nivel botëror tha se krizat dhe vatrat e luftës ndikojnë më së shumti në jetën e grave dhe vajzave.

I pari i legjislativit përgëzoi iniciativën e presidentes Vjosa Osmani për themelimin e Qendrës së Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zotim ky që është marrë edhe në Samitin për Demokraci.

Duke folur rreth përpjekjeve për demokratizimin e rolit të grave dhe vajzave, kryetari Konjufca tha se Kuvendi është hapësira e duhur për ngritjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore, për pjesëmarrjen e grave dhe rolin e tyre thelbësor për ta zhvilluar demokracinë parlamentare.

“Kontributi ynë në reforma ligjore, sidomos në legjislacionin që drejtpërdrejt i prek objektivat e kësaj agjende, është prioriteti ynë”, tha kryetari Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden: Kufizimet e reja për migrantët do të sigurojnë kufirin ShBA-Meksikë

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Kurti premton investime në infrastukturë e finalizim të rrugës Deçan-Plavë
Kaosi me mbeturina në kryeqytet, Rama liron nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike
Sondazhi shpërfaq shqetësime për shëndetin mendor të Bidenit
Ministrja gjermane e PB: Sulmuesi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është një islamofob
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?