By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy muaj pritje për një pasaportë maqedonase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dy muaj pritje për një pasaportë maqedonase
Ballina 2Rajon / Botë

Dy muaj pritje për një pasaportë maqedonase

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 4:48 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Në dyert e Institucionit të Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë trokasin qytetarët me ankesën se u shkelet e drejta e lëvizjes së lirë për shkak të paaftësisë së institucioneve për të realizuar detyrimet e marra nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht për të organizuar pajisjen me dokumente me emrin e ri kushtetues në afatin e paraparë me ligj – brenda 15 ditëve.

“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente të reja presin më shumë se afati ligjor prej 15 ditësh, i cili është i paraparë me Ligjin për dokumentet personale. Në vazhdimësi marrim ankesa, edhe pse ky numër është në rënie. Qytetarët ankohen se kanë dorëzuar aplikimin para një muaji e më shumë, dhe dokumentet personale si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta e shoferit dhe se ato nuk janë gati”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, institucioni i Avokatit të Popullit.

Një nga ata që tashmë më shumë se dy muaj pret për të marrë pasaportën, është edhe Daniella Nastevska, e cila thotë se rrezikon ta humbë biletën e prerë për të shkuar te vajza në Belgjikë e cila është para lindjes.

“Sapo fillojnë qytetarët të reagojnë, e mbyllin sportelin dhe s’marrim asnjë informacion. Më thonë se akoma nuk është gati, nuk është printuar. Nuk e kuptoj pse duhet aq shumë kohë për t’u printuar. Kam frikë se do t’më digjet bileta e aeroplanit që më nxorën fëmijët. Ndihem aq e pafuqishme, pasi nuk mund ta takoj vajzën në ditët e para që bëhet nënë”, thekson ajo për Radion Evropa e Lirë.

Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës thotë për Radion Evropa e Lirë se me dy këmbë po shkelet e drejta e qytetarëve për sa i përket lëvizjes së lirë për shkak të mosdhënies me kohë të dokumenteve personale.

“As që diskutohet shkelja. Mirëpo, shqetësimi shtrohet se jo vetëm se nuk respektohen afatet, por askush nuk jep llogari për shkeljen e tyre. Shto këtu edhe mosorganizimin e qytetarëve që ta padisin shtetin për mosmarrjen me kohë të dokumenteve personale pasi Maqedonia e Veriut nga ai moment që do të fillojë të paguajë gjoba për shërbimet jofunksionale në bazë të së drejtës publike, do të marrë masa, në të kundërtën ky kaos me dokumentet personale do të vazhdojë edhe shumë kohë”, thotë Selmani.

Ai shton se Administrata e Maqedonisë së Veriut është gjenerator i depresionit te qytetarët për arsye se dokumentet elementare janë bazë kushtetuese, me të cilat qytetarët duhet të shërbehen në kohën e duhur brenda afateve ligjore.

“Nëse këto afate nuk respektohen, atëherë nuk kemi administratë, e cila ofron shërbim me dinjitet për qytetarët, por ajo përkundrazi i kufizon të drejtat e qytetarëve duke krijuar shumë shqetësime për ta”, thekson Selmani.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin detaje se sa qytetarë aktualisht nuk kanë asnjë dokument identifikimi valid, si pasaporta dhe letërnjoftimi.

Nga kjo ministri thonë për REL-in se nga 5 qershori i vitit 2021, kur ka filluar dhënia e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, e deri më 4 prill 2024, për t’u pajisur me pasaportat e reja kanë aplikuar 1 milion e 491 mijë e 408 qytetarë.

“Ministria e Punëve të Brendshme me përforcimin e kapaciteteve, ka ndërmarrë masa që qytetarët sa më shpejt që është e mundur, t’i marrin të gjitha dokumentet”, kanë theksuar nga kjo ministri, pa dhënë më shumë detaje për vonesat për sa i përket marrjes së pasaportave nga afati i aplikimit.

Nga ky dikaster kanë theksuar se pasaporta me procedurë të shpejtuar, për të cilën paguhet dyfish më shumë, mund të merret brenda 48 orëve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në mars të këtij viti mbi 100 mijë qytetarë do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve.

Por, dokumentet e pavlefshme nuk vlejnë në banka ose institucionet ku kërkohet përditësimi i të dhënave.

“Ankesat e qytetarëve janë nga më të ndryshmet për sa u përket problemeve, me të cilat përballen gjatë procedurës së pajisjes me dokumente personale. Ka dhe të tillë që u është bllokuar llogaria bankare pasi nuk mund të azhurnojnë të dhënat në bankë, megjithëse ky numër është më i vogël. Si preventivë kërkojmë që të gjendet zgjidhje nga ana e institucioneve kompetente”, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u obliguan që deri më 14 shkurt të këtij viti t’i zëvendësojnë dokumentet personale, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet dhe lejet e qarkullimit, me emrin e ri të shtetit, Maqedoni e Veriut.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !

Kosova Times Kosova Times December 9, 2023
25 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
Kurti në konferencën e lidershipit të Oksfordit: Demokracia duhet të mbrohet
Xhafer Gashi e pranon humbjen, jep dorëheqje nga funksionet në LDK
Kurti dhe Oliphant flasin për bashkëpunimin Kosovë-Kanada
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?