By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ballina 2Rajon / Botë

“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 11:21 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpejtësi ndihmën ushtarake për Kievin, tha ish-këshilltari për siguri kombëtare i ShBA-së, John Bolton, përderisa avantazhi që Rusia ka sa i përket numrit të trupave dhe armatimit, po e ndihmon Kremlinin në luftën e tij ndaj shtetit fqinj, luftë që ka hyrë në vitin e tretë.

Duke folur për Current Time, rrjetin në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, Bolton theksoi se Rusia aktualisht po shpenzon pesë apo gjashtë predha të artilerisë kundrejt një predhe që gjuan Ukraina, një shkallë, që sipas tij, “nuk është e qëndrueshme për një periudhë afatgjatë”.

“Mendoj se më e mira është që të shpresojmë deri në zgjedhjet amerikane [të 5 nëntorit] është një ngërç [në luftime]. Mendoj se [presidenti rus, Vladimir] Putin, po pret [ish-presidentin amerikan, Donald] Trump. Nëse ai zgjidhet, unë do të jem shumë i shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës”, tha Bolton, duke theksuar izolacionizmin në rritje brenda Partisë Republikane në ShBA “për shkak të efektit të Donald Trumpit”.

Ky izolacionizëm, tha ai, po paralizon përpjekjet për të luftuar kërcënimet që vijnë nga Irani, Rusia dhe Kina. Sulmet që Irani kreu së fundi ndaj Izraelit, sipas tij, mund të shërbejnë si “një terapi shoku” për shumë republikan në Kongres.

“Ukraina ka nevojë për ndihmë, Tajvani ka nevojë për ndihmë”, tha ai. “E gjithë kjo është pjesë e përpjekjes së njëjtë. Shpresoj që gjatë kësaj jave të ketë lëvizje të vërtetë në të gjitha këto fronte, veçmas sa i përket ndihmës për Ukrainën”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Mike Johnson, aleat i Trumpit, më 15 prill u duk se bëri përpjekje që gjatë kësaj jave të miratohen masat për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në vlerë prej 95 miliardë dollarësh. Nga kjo shumë, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë paraparë t’i jepen Kievit.

Bolton ka shërbyer si këshilltari i tretë i Trumpit për sigurinë kombëtare në periudhë 2018-2019. Atij iu kërkua që të jepte dorëheqje nga ky post pasi për muaj të tërë kishte pasur mendime ndryshe me Shtëpinë e Bardhë sa i përket politikave. Ai po ashtu ishte ambasador i ShBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të presidentit George W.Bush, dhe ishte mbështetës i zëshëm i pushtimit të Irakut nga ShBA-ja më 2003.

Ai aktualisht është këshilltar për politika të jashtme dhe analist politik.

Nëse kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, fiton zgjedhjet e nëntorit, Bolton paralajmëroi se ai “do të tentojë të tërhiqet nga NATO-ja”.

“Do të ishte një gabim katastrofal për ShBA-në dhe mbarë botën nëse ai do të bënte diçka të tillë”, tha Bolton.

“Tërheqja e ShBA-së, në thelb do ta bënte NATO-n joefektive, jo vetëm për Ukrainë, por për mbarë aleancën”.

Rusia nën presidentin Vladimir Putin “vazhdon të jetë kërcënim, veçmas pasi bashkëpunimi i saj me Kinën po rritet dhe mendoj se do të vazhdojë të rritet”, tha Bolton.

“Do të jetë kërcënim derisa Putini i regjimit të largohet disi nga pushteti dhe Rusia dhe demokracia të kenë shans sërish. Nuk e di se kur mund të ndodhë kjo. Nuk jam optimist”, shtoi ai.

Bolton argumentoi se në Rusi nuk ka mekanizma të transferimit paqësor të pushtetit, në shtetin ku Putini është në pushtet që çerek shekulli dhe ku zgjedhjet “qartësisht janë të manipuluara”.

“Do të jetë një periudhë shumë e rrezikshme për Rusinë”, tha Bolton. “Tani ka më pak gjasa se kurrë më parë që Rusia të bëhet pjesë e Perëndimit”.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA godasin një tjetër rrjet të automatizuar hakerësh kinezë

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Tortë e shpejtë pa ndezur furrën: Vendosni një përparëse dhe shijoni përgatitjen e lehtë
Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro
Raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, viziton urën mbi Ibër
Ambasadori serb në SHBA takohet me Donald Trumpin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?