By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik
October 27, 2025
LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij
October 27, 2025
Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit
October 27, 2025
”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage
October 27, 2025
Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 53 raste brenda një jave
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > 11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
Ballina 1Rajon / Botë

11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 8:52 AM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Sot janë 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 19 prill 2013, asokohe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, firmosën marrëveshjen që kishte për synim normalizimin e raporteve mes dyja vendeve.

Marrëveshja në fjalë 15 pika, në mesin e tyre edhe ato që flasin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele.

Këto janë 15 pikat e Marrëveshjes së 19 prillit 2013:

Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues.

Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

Do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit.

Përbërja e PK-së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.

Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të t cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

Diskutimet lidhur me energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.
Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

You Might Also Like

Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik

Ukrainasit publikojnë video: “Ne shkatërruam një sistem të fuqishëm rus me vlerë 45 milionë dollarë”

Osmani arrinë për vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake

Axhenda ndërkombëtare

Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miliq aktivizoi rrjetin serbo-rus të njerëzve të Vukshiqit

Kosova Times Kosova Times October 13, 2022
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor
Spitalet ruse do të fillojnë të trajtojnë homoseksualitetin
Norvegjia arreston një hulumtues universitar nën dyshimet e spiunimit për Rusinë
AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?