By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Kina, furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken: Kina, furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse
Rajon / Botë

Blinken: Kina, furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 8:40 PM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Uashingtoni thotë se Kina është kontribuuesi kryesor i industrisë ushtarake të Rusisë duke i ofruar Moskës pajisje për armatim, mes vështirësive që po ndesh Moska për shkak të sulmin në Ukrainë. Komentet u bënë të premten nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë takimit të ministrave të G7-s që mbahet në Kapri të Italisë.

“Kina është në këtë moment kontribuuesi kryesor për industrinë e mbrojtjes së Rusisë. Ajo po ofron mjete për makineritë, gjysmëpërçues dhe pajisje të tjera me përdorim të dyfishtë, që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë bazën industriale të saj të mbrojtjes, të degraduar tej mase nga sanksionet dhe vendosja e kontrolleve ndaj eksporteve”, tha ai.

Sekretari Blinken tha se Kina nuk mund të vazhdojë me të dyja mënyrat edhe të ndihmojë Rusinë dhe të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën.

“Nëse Kina pretendon nga njëra anë se dëshiron marrëdhënie të mira me Evropën dhe vendet e tjera, nga ana tjetër nuk mund të jetë kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha zoti Blinken në një konferencë për shtyp pas takimi të ministrave të jashtëm. Ai u kërkoi homologëve të tij evropianë të rrisin trysninë ndaj Pekinit.

“Ndihma për Ukrainën e domosdoshme”

Zoti Blinken tha se nëse ndihma për Ukrainën vonohet më tej, ekziston rreziku real që ajo të mbërrijë atëherë kur do të jetë shumë vonë. Ai nënvizoi se është e domosdoshme që Ukraina të marrë më shumë ndihmë dhe menjëherë.

Kievi bëri të ditur se të paktën tetë persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në rajonin qendror të Dnipropetrovskut në Ukrainës.

Ministria e Brendshme tha se gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, u vranë në zonën Synelnykivsky në juglindje të Dnipros dhe dy të tjerë u vranë në Dnipro.

Në një mesazh në mediat sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të premten se sulmi dëmtoi një ndërtesë banimi dhe një stacion treni.

“Çdo vend që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon për të bindur partnerët tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhet të ruhen në magazina, por të vendosen në qytete dhe komunitete që përballen me terrorin, si dhe kushdo që mbështet mbrojtjen tonë është një shpëtimtar”, shkruante zoti Zelenskyy shkruante në mediat sociale, në një apel drejtuar aleatëve për sisteme më të mira të mbrojtjes ajrore.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 15 raketa dhe 14 dronë gjatë sulmit. Ushtria tha gjithashtu se rrëzoi për herë të parë një bombardues strategjik rus Tu-22M3. Avioni luftarak rus është i aftë të mbajë raketa me rreze të gjatë veprimi që po përdoren për të sulmuar qytetet e Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të premten se bombarduesi strategjik ishte rrëzuar në Stavropoli një rajon rus, qindra kilometra larg territorit të kontrolluar nga ukrainasit, teksa kthehej në bazë pas kryerjes së një misioni luftarak. Në deklaratë thuhej se një nga katër anëtarët e ekuipazhit kishte vdekur dhe një tjetër rezultonte i zhdukur. Dy të tjerë ishin dërguar në një qendër mjekësore lokale.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes të enjten zoti Zelenskyy tha se ushtria është në rrugën e duhur për të prodhuar 10 municione të artilerisë së rendë “howitzer Bohdana” këtë muaj. “Ky është një rezultat i mirë”, për prodhimin e materialeve mbrojtëse në vend tha ai.

Zoti Zelenskyy shtoi se Ukraina dhe partnerët e saj do të “punojnë së bashku” për të kundërshtuar ndikimin rus dhe për t’u përballur me sfidat teknologjike.

You Might Also Like

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer

Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL

Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë

Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient
Kryeministrja daneze paralajmëron: “Kjo situatë është shumë më e keqe se gjatë Luftës së Ftohtë”
Iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?