By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita hodhi molotov para Bashkisë, ShBA-BE-Britani: Dënojmë aktet e dhunës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita hodhi molotov para Bashkisë, ShBA-BE-Britani: Dënojmë aktet e dhunës
Rajon / Botë

Opozita hodhi molotov para Bashkisë, ShBA-BE-Britani: Dënojmë aktet e dhunës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 3:23 PM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij institucioni.

Ambasada amerikane ka dënuar aktet e dhunës, ndërsa thekson se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-ve në rrjetin social X.

Aktet e dhunës në protestën e sotme të opozitës, janë dënuar edhe nga BE. Sipas BE-së, akte të tilla dhune nuk kanë vend në një vend demokratik.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në njoftim.

Mbi protestën e opozitës të shoqëruar me shpërthime molotivi e tentativa për çarjen e kordonit të sigurisë, ka reaguar edhe ambasada britanike. Skenat jashtë bashkisë, për ambasadën britanike, nuk kanë vend në demokraci.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi molotovit nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.  Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se në protestën e sotme të ndërmarrë nga opozita para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, u hodh molotov e bojë para derës së institucionit.

Po ashtu, protestuesit tentuan edhe çarjen e kordonit të policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi gjithashtu aktet e dhunës gjatë protestës së sotme. “Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

650 mijë euro për efiçiencë të energjisë në banesat sociale në Klinë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2025
Edon Zhegrova: Në Rumani shkojmë për fitore
ShBA do t’i shesë sistem kundërtank Tajvanit të kërcënuar nga Kina
Zendeli: Lëvizja Besa nuk do të shkojë në takimin në Tiranë
Hojlund i Man United-it: Nuk i fiksohemi Arsenalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?