By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit, i jep fund aktivitetit politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit, i jep fund aktivitetit politik
Ballina 2Rajon / Botë

Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit, i jep fund aktivitetit politik

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 7:44 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Politikani shqiptar në Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar të shtunën se është shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës. Pas këtij vendimi, për të cilin ai ka akuzuar se ka qenë i dhunshëm dhe nga pushteti autoritar i Beogradit, Arifi ka njoftuar se do të tërhiqet nga aktiviteti politik.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90-ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Arifi i ka quajtur veprime raciste antishqiptare veprimet e fundit të pushtetit qendror në Serbi.

“Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor. Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjendë e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse”, ka shkruar ai tutje duke e quajtur regjim autokrat që e përdor nacionalizmin ekstrem serb ndaj shqiptarëve të Luginës.

Arifi ka akuzuar politikanët tjerë shqiptarë, pa të cilët, sipas tij, nuk do të mund të ndodhte shkarkimi.

“Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”, ka shtuar ai duke thënë se tash kryetar i komunës është Ragmi Mustafa.

Për shkarkimin, Arifi ka thënë se i ka lajmëruar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në fund, ai ka bërë të ditur se i jep fund aktivitetit politik në Luginë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova & Edi Rama

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi
Maloku: ‘Darka e punës’ e kryeministrit Kurti, në një kohë të pakohë
Kreu i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes tha se Ukraina mund të pushtojë Krimenë para fundit të vitit
Konjufca në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”: Lufta e popujve për liri duhet të zhvillohet në shumë fronte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?