By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej krimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej krimit
Ballina 2Rajon / Botë

Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej krimit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 7:56 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Një libër i ri në Bullgari shpërfaq një realitet tjetër të kriminalitetit gjatë periudhës komuniste dhe është shumë më i zymtë sesa që e kanë menduar bullgarët.

“Nga vjedhjet te vrasjet. Veprat penale në Bullgari (1944-1989)”, është libri përmes së cilit historiani i Sofjes, Stefan Ivanov, synon t’i hedhë poshtë konceptet e gabuara, të cilat kanë bazë propagandën disadekadëshe, që kinse sateliti sovjetik ka qenë strehë e sigurt, në krahasim me krimet e dhunshme që i kanë rrënuar shoqëritë kapitaliste perëndimore.

Duke përdorur të dhëna prej arkivave të periudhës komuniste për vrasjet, dhunimet, vjedhjet dhe terrorizmin, Ivanov ka treguar se krimi në periudhën e komunizmit ka qenë shumë më i rëndë sesa mendohet në kohën bashkëkohore.

Ndonëse ka pasur rritje të shkallës së krimit menjëherë pas rënies së komunizmit, Ivanov dhe ekspertë tjerë, sugjerojnë se mungesa e transparencës para vitit 1989 ka rezultuar me zhgënjim të madh në epokën postkomuniste dhe ka krijuar ide të gabuara se jeta në të kaluarën ka qenë më e sigurt.

Duke folur për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë, Ivanov ka thënë se “miti është i bazuar në një memorie të shtrembëruar publike, pasi njerëzit thonë se ‘kemi jetuar shumë mirë, kemi shkuar në shtëpi pa u frikësuar, nuk i kemi mbyllur dyert’”.

“Ata e besojnë këtë sepse nuk kanë pasur informacion dhe nuk e kanë ditur saktë realitetin”, ka thënë ai.

Pjesën më të madhe ai i ka hulumtuar disa dokumente të Ministrisë së Brendshme dhe dokumente tjera që nuk janë parë prej publikut para rënies së komunizmit, prandaj pjesa më e madhe e materialit në librin e tij ka qenë e papublikuar më parë.

Si në aspektin e shifrave, si në atë për kokë banori, numri i vdekjeve të dhunshme ka qenë dy herë më i madh përgjatë katër dekadave të regjimit komunist, sesa në periudhën pas rrëzimit të liderit Todor Zhivkov, ish-zyrtarit policor, në nëntor të vitit 1989.

 

Lideri komunist bullgar, Todor Zhivkov (djathtas) duke e përqafuar liderin sovjetik, Leonid Brezhnev në Sofje të Bullgarisë, më 6 mars 1968.
Lideri komunist bullgar, Todor Zhivkov (djathtas) duke e përqafuar liderin sovjetik, Leonid Brezhnev në Sofje të Bullgarisë, më 6 mars 1968.

Shembull, më 1945, në Bullgari kanë qenë 509 vrasje – duke përjashtuar vrasjet politike.

Numri më i vogël i vrasjeve besohet se ka qenë më 1961 – 111.

Përgjatë dekadës së fundit të komunizmit, 1980-89, besohet se janë kryer 159 deri në 210 vrasje çdo vit, me një mesatare prej 195 vrasjesh.

Kjo shifër është më e madhe sesa dyfishi i mesatares në dekadën e fundit, bazuar në arkivat e Ministrisë së Brendshme, pasi në periudhën 2012-21 janë regjistruar 89 vrasje, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.

Në aspektin ndërkombëtar, shifrat janë edhe më të zymta sesa që i ka prezantuar Sofja.

Bullgaria komuniste i ka pasur 2.3 deri në 6.6 vrasje me paramendim për 100.000 banorë, sipas Ivanovit.

Numri i vrasjeve në shtetet e zhvilluara në periudhën e njëjtë ka qenë mes 1.9 dhe 2.8 për 100.000 banorë, ka thënë ai, derisa në vendet në zhvillim, shifrat kanë qenë mes 3.5 deri në 5.8 për 100.000 banorë.

Bazuar në këto të dhëna, Ivanov ka thënë se “mund të arrijmë në përfundim se në atë periudhë vrasjet me paramendim kanë qenë problem më i madh [për Bullgarinë] sesa për shumicën e vendeve tjera evropiane”.

Ivanov i ka përmendur disa raste kur autoritetet bullgare i kanë mbajtur shumë të izoluara rastet e vrasjeve serike dhe tragjedive tjera të dhunshme që do të mund të shiheshin keq në publik.

Një rast i tillë është i tetorit të vitit 1979, kur forca policore e Bullgarisë, Milicia e Popullit, e ka pranuar një raport dhe zyrtarët policorë janë dërguar në bodrumin e një ndërtese të braktisur në kryeqytet, dhe se aty e kanë gjetur një kufomë të gjakosur dhe të shpërfytyruar.

Viktima, e përmendur në raportin policor si grua 19-vjeçare me virtyte “të lehta”, ka pësuar 35 therje me thikë në gjoks, qafë dhe shpinë.

Edhe hetuesit është thënë se kanë qenë të tronditur me brutalitetin e krimit.

Para se të kapej prej autoriteteve, vrasësi i saj, 23-vjeçari – që kishte punuar edhe në Ministrinë e Brendshme – kishte vrarë në total pesë gra, ndërsa trupi i viktimës së pestë ishte gjetur në një liqen të vogël, në një park në dalje të Sofjes.

Ky burrë kishte kryer edhe shumë dhunime, sulme, plaçkitje dhe krime tjera.

Ndonëse kanë qenë të vetëdijshme për vrasjet, mirëpo nën kontroll të ashpër të Partisë Komuniste Bullgare, mediat nuk kanë raportuar kurrë për detajet e vrasësit dhe as për krimet që i ka kryer.

Heshtje e njëjtë ka mbizotëruar edhe për rastet e vitit 1954, kur një burrë i ri 26-vjeçar e ka pranuar se ka kryer 512 dhunime; një seri vrasjesh më pas ishin regjistruar më 1980 nga një vrasës prej fshatit jugor Rozovo.

Më 1984, publiku nuk ka mësuar thuajse asgjë për sulmet terroriste në qytetin Varna me dalje në Detin e Zi, dhe ato në qytetin e dytë më të madh në Bullgari, Pllovdiv.

“Kujtesa e publikut dhe pritshmëritë personale të njerëzve dallojnë thellësisht prej realitetit që është përshkruar në këto dokumente”, ka thënë Ivanov për Radion Evropa e Lirë.

Bullgaria në vitin 1978.
Bullgaria në vitin 1978.

Prej gjetjeve të tij kuptohet më mirë periudha e rritjes së shkallës së krimit.

Shembull, numri i vjedhjeve është rritur gjatë periudhës së kolektivizimit më 1944-59, kur autoritetet komuniste kanë konfiskuar në mënyrë agresive toka bujqësore prej pronarëve.

“Mallrat bazike”, sikurse ushqimi dhe veshjet janë vjedhur – dhe janë mbajtur nëpër magazina në vend të rishitjes, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, dhe kjo sipas Ivanovit tregon për një krizë më të madhe në Bullgari pas Luftës së Dytë Botërore, sesa në shumë vende tjera të Evropës.

“Njerëzit kanë vjedhur vetëm për t’u ushqyer dhe për të pasur rroba për t’u veshur”, ka thënë ai.

Të dhëna tjera, që nuk janë bërë publike në kohën e komunizmit, e qartësojnë një lidhje në mes të kolektivizimit dhe migrimit masiv prej zonave bujqësore në Sofje dhe qytetet tjera bullgare.

“Ky është një faktor kriminogjen që e rritur numrin e krimeve”, ka thënë autori.

Ivanov argumenton se censura dhe fshehja zyrtare e informacionit për kriminalitetin, përfshirë aktet e terrorizmit, që e kanë shënjestruar shoqërinë më gjerësisht, kanë shërbyer për ta drejtuar publikun në anën e gabuar.

“Njerëzit kanë jetuar me idenë që gjithçka është në rregull dhe kjo ua ka bërë më të lehtë operimin kriminelëve”, ka thënë ai.

Tihomir Bezlov, hulumtues për krime dhe analist i lartë në Qendrën për Studime të Demokracisë, institut për politika publike me seli në Sofje, e ka lavdëruar librin e Ivanovit dhe ka thënë se ajo çfarë e bën atë shumë interesant është se pjesa më e madhe e statistikave janë fshehur për kohë shumë të gjatë.

“Qytetarët e thjeshtë bullgarë e konsiderojnë periudhën komuniste si kohë që nuk ka pasur krim”, ka thënë Bezlov.

“Shembull, libri tregon për prezencën e vrasësve serikë, temë për të cilën nuk ka folur askush para vitit 1900”.

Bezlov ka thënë se intervistat e Ivanovit me hetues të mëparshëm, që kanë parë nga afër disa raste specifike dhe “përshkrimet për dhunën e pakontrolluar kundër të dyshuarve” kanë vënë dritë mbi krimet e periudhës së komunizmit dhe si janë zgjidhur ato raste në Bullgarinë e udhëhequr prej Zhivkovit.

Megjithatë, ai ka shprehur dilema “që një apo disa libra mund të ndryshojnë tendencën për të romantizuar të kaluarën”.

Bezlov ka thënë, po ashtu, se është tronditur nga dallimi i thellë që ekziston në librin e Ivanovit për numrin e pjesëtarëve të Milicisë së Popullit, e cila ka qenë agjenci policore me rreth 10.000-12.000 zyrtarë, dhe Sigurinë e Shtetit, agjencinë ekuivalente të Bullgarisë me KGB-në sovjetike, dhe 200.000 apo më shumë agjentët që ka pasur.

“Në këtë kontekst, Siguria e Shtetit është renditur e treta në bllokun sovjetik, duke lënë mbrapa [në numër] agjencinë e tillë në Gjermaninë Lindore dhe atë në Rumani’, ka thënë Bezlov.

Ai nuk ka dyshime që këto krime janë mbajtur larg syrit të publikut për shkak të mungesës së informacioneve në media, por edhe sepse “shoqëritë socialiste janë konsideruar të drejta, me varfëri minimale dhe pa probleme me papunësi”.

Mungesa e mbulueshmërisë së këtyre krimeve nga mediat para vitit 1990, është “faktor kyç që kërkon hetim”, ka thënë ai, sidomos për faktin se është “në kontrast të madh me hapësirën mediale pas vitit 1990”, kur titujt e mediave kanë qenë të dominuar me raste të krimeve.

Bezlov ka thënë se shumë perceptime të bullgarëve për jetën pas komunizmit janë “ndikuar prej traumës së madhe për shkallën e krimeve në vitet 1990”, kur shkalla e vrasjeve është rritur në 5.8 për 100.000 banorë, në linjë me Shtetet e Bashkuara, të cilat më 2022, e ka pasur shkallën e vrasjeve 6.3 për 100.000 banorë.

Shifrat aktuale e vrasjeve në Bullgari është 1.3.

Pavarësisht kësaj, Bezlov ka thënë se “individët që banojnë në Bullgari ende jetojnë me idenë që shkalla e krimit në shtet është alarmuese”.

Ivanov, gjithashtu, e ka përmendur se shkalla e krimit ka qenë më e madhe përgjatë transicionit demokratik.

“Asgjë nuk nis vetë. E gjitha është proces”. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në ShBA

Kosova Times Kosova Times July 25, 2023
Hovenier: Nga Qeveria e Kosovës presim të punojë në partneritet me ne
OKB-ja dhe Turqia i kërkojnë Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithëra
Anëtarësimi i Bjellorusisë në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar është pezulluar
Pozicioni qiellor dhe mjedisi idilik: Plazhi më emocionues në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?