By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohen formularët e pasurisë, të gjithë janë të pasur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Publikohen formularët e pasurisë, të gjithë janë të pasur
Ballina 1Financa

Publikohen formularët e pasurisë, të gjithë janë të pasur

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 8:24 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Është bërë publikimi i pasurisë për shumë zyrtarë publikë, politikanë, profesorë, policë e gjyqtarë. Nga ajo çka kanë deklaruar, më të pasurit dalin të jenë klasa politike në vend. Kanë rroga vjetore mbi mesataret në vend, posedojnë shtëpi, banesa, e para nëpër institucione ndërkombëtare financiare.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ketë të shtunë ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasuri të përbashkët me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një shtëpi 170 mijë euro, dy shtëpi të tjera, njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro. Sipas agjencisë, paga neto vjetore e saj është 33,070 euro, kurse e bashkëshortit 17,173 euro.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar nëntë prona, tri prej të cilave tokë të trashëguar, e pesë të blera, tri banesa, një parking, një shtëpi të ndërtuar dhe një depo. Konjufca tri nga këto i ka deklaruar në pronësi të veten, kurse 6 tjera në pronësi të prindërve. Paga neto vjetore e tij është 27,555 euro.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë jashtë vendit në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 400,000 eurosh dhe të blerë me kredi. Në bankë ka deklaruar para të gatshme rreth 1 mijë e 500 euro nga paga dhe në llogarinë e bashkëshortes 2 mijë e 500 euro. Ndërsa pagë vjetore neto 19,043 euro.

Nga opozita, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar një banesë me vlerë 120 mijë, të cilën thotë se e ka ndërruar me banesën paraprake, ka një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten, e cila ka vlerën 180 mijë euro. Krasniqi posedon edhe numër të madh kriptovalutash. Ka Bitcoin me vlerë 65 mijë euro, Ether me vlerë 3.300 euro, Binance Coin me 560 euro e kriptovaluta të tjera me vlerë modeste dhe një bibliotekë 14 mijë euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar një shtëpi me vlerë 200 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, e blerë me kredi dhe kursime. Gjithashtu ka të deklaruar edhe një shtëpi të trashëguar në emër të tij me vlerë 150 mijë euro, dhe po ashtu një tokë të trashëguar me vlerë 90 mijë euro. Vitin e kaluar së bashku me bashkëshorten kanë blerë edhe një banesë me vlerë 260 mijë euro dhe ka një kredi prej 126 mijë eurosh.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar një shtëpi dhe një vilë me vlerë 270 mijë euro gjegjësisht 120 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall me vlerë 27.300 euro, një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi tjetër me vlerë 340 mijë euro. Haradinaj ka deklaruar se ka 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka deklaruar në pronësi të përbashkët një shtëpi dhe një truall me vlerë të blerë me kredi dhe nga të ardhurat në vlerë 250 mijë gjegjësisht 87 mijë euro, një veturë në vlerë 16 mijë euro të blerë nga të ardhurat dhe kredia. Paga neto e saj nga Gjykata kushtetuese është 43.745.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka të deklaruar një banesë të blerë me hua familjare në vlerë 38 mije euro dhe një truall e blerë me kursime në vlerë 23 mijë euro. Aksionar me 50% në dy shoqëri tregtare, dhe ka letra me vlerë në Tesla INC, Allianz, Netflix dhe Wolksvagen. Ka të deklaruara kursime 19.400 gjegjësisht 1820 euro. Gjithashtu ka të deklaruar 17.043 pagë neto nga lista e pagave si dhe mëditje prej 1050 euro dhe dividendë prej 576 euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar vjetore në vlerë prej 29,155 eurosh. Gjithashtu ka të deklaruara disa prona si pyje, tokë pune, oborre në vlera të ndryshme parash si dhe një banesë në vlerë 55 mije euro dhe një shtëpi në vlerë 35 mije euro e trashëguar.

Pasurinë kësaj radhe e kanë deklaruar edhe profesorët e Universiteteve publike. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka deklaruar dy banesa njëra e blerë me kredi në vlerë 126,000 mijë euro, kurse tjetra e kontraktuar 195,000 euro dhe një tokë në vlerë prej 125,000 euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, del të jetë i pasur. Ai ka deklaruar të ardhura neto vjetore me vlerë 1,372 euro nga Komuna e Prishtinës, kurse nga lista e pagave në Britaninë e Madhe në vlerë prej 4,850 funtesh. Ka të deklaruara 4 milionë euro vepra arti të trashëguara nga familja e tij, si aksionar me të drejta të plota prej 100%, ka në 5 shoqëri tregtare dhe një tjetër me 50% aksione.

You Might Also Like

Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden së shpejti do të vizitojë Vietnamin për të forcuar lidhjet

Kosova Times Kosova Times August 9, 2023
Putini pretendon se inkursioni ukrainas në Rusi s’ka ndikuar në synimet e luftës së saj
BIK njofton se ka lansuar takvimin për iOS dhe Android
Horoskopi ditor për 9 korrik
Sulmi me raketa ruse godet qendrën historike të Odesës, duke plagosur shtatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?