By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Dështoi iniciativa për largim të kryetarëve në komunat veriore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Dështoi iniciativa për largim të kryetarëve në komunat veriore
Ballina 1Lajme

KQZ: Dështoi iniciativa për largim të kryetarëve në komunat veriore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 8:02 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, njoftoi se duke u mbështetur në të dhënat që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, 23 Qendrat e Votimit janë mbyllur në orën 19:00.

Ai tha se sipas të dhënave që janë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre, është si në vijim:

Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%;

Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%;

Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%;

Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.

“Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve tw regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, ka thënë kryetari iu KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se përkundër sfidave, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të organizuar procesin e votimit në këto komuna, duke dëshmuar përkushtimin e madh që qytetarëve t’iu mundësojë realizimin e të drejtës së tyre demokratike dhe ligjore.

“Në fund, dua të falënderoj të gjithë stafin, akterët tjerë institucional dhe vëzhguesit që ndihmuan KQZ-në në organizimin e këtij procesi. Gjithashtu, shprehim mirënjohje edhe për punën e mediave dhe informimin e vazhdueshëm që e ofruan nga terreni. Për të gjithë ata që duan të dinë rezultatin se si janë përgjigjur këta qytetarë në pyetjen e parashtruar – statistikat do t’ua ofrojë në ndërkohë Zëdhënësi i KQZ-së”, ka thënë ai.

Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skena nga plazhi i Ulqinit himni i vjetër i Jugosllavisë!

Kosova Times Kosova Times August 4, 2023
Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës
EULEX me donacion në nënstacionin policor në Suhodoll, qasje për komunitete
Liverpool e do Chiesa-n pasues të Salah-it
Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?