By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
January 18, 2026
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
January 18, 2026
PDK: Vota e qytetarëve e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm
January 18, 2026
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll
Sport

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 12:19 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
photo by: @Shpend Ahmeti
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend.

Tashmë është duke u rinovuar fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ si dhe është duke u punuar në rinovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

I pari i qeverisë së Kosovës, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka premtuar investime edhe në stadiumet tjera të futbollit.

Ky është postimi i kryeministrit Kurti:

“200 milionë euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit. Jemi të vendosur, stadiumet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli. Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit tonë pesë-vjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri

`Vëllaznimi` reagon për incidentin gjatë ndeshjes me KB `Bashkimin`

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës pas incidentit me tifozët

Ish-futbollisti i Buduqnost nga Podgorica vdes, nëna e tij pretendon se është vrarë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova mbanë stërvitjen e fundit, Paçarada në dyshime për ndeshjen

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
SHBA do t’i mbarojë ndihma për Ukrainën në korrik
Lituania: Rusia mund të luftojë edhe për dy vjet të tjera në Ukrainë
Xi Jinping refuzon të marrë pjesë në samitin e Brukselit
Osmani në Sofje, takon homologun e tij bullgar dhe mbretin e Jordanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?