By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 2:06 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Pozita e opozita kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, pas organizimit të procesit të votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore.

Thirrjet për largimin e masave u bënë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca e ardhshme të mbahet të enjten.

“Ajo çfarë ndodhi dje shpërfaqi që Serbia përdor të gjithë mekanizmat e mundshëm për të pamundësuar integrimin e serbëve në institucione”, tha shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kurari-Lila.

Pas mbledhjes së kryesisë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, foli për procesin e djeshëm të votimit në katër komunat veriore, për çka tha se as pas këtij procesi nuk është zgjidhur asnjë çështje.

“Sot jemi me problemin e njëjtë dhe po e shohim çdo herë e më shumë involvimin e presidentit të shtetit fqinj në çështjet tona të brendshme. Nuk u zgjidh asgjë, problemi është në derë, dita e djeshme nuk ka zgjidh asgjë. Ne vazhdojmë të kemi një situatë të pafavorshme pasi BE i sheh si kryetar legjitim ata që janë zgjedh me votat e qytetarëve. Se si do të ecë procesi unë nuk mund ta parashohë, por ne kemi kërkuar nga zyrtarë të BE-së që sa më parë masat të hiqen pasi ato po i penalizojnë qytetarët”, theksoi Tahiri.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi largimin e sanksioneve nga BE.

“Kosovës do të duhej t’i hiqeshin sanksionet pas sulmit terrorist të 24 shatorit. Nuk ka asnjë logjik që Kosova të jetë në sanksione dhe Serbia jo, kur një shtet fqinj ka sulmuar një shtet tjetër”, tha ai.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

DW: Një marrëveshje për të bërë një marrëveshje”

Kosova Times Kosova Times March 1, 2023
Horoskopi ditor për datën 17 Nëntor:
Samiti BE – Ballkani Perëndimor sot në Bruksel
Irani dhe fuqitë evropiane pajtohen që të vazhdojnë dialogun
Radiologjia pranon donacion nga ShBA-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?