By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria: BE-ja t’i heqë masat e padrejta, Kosova përmbushi obligimin e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria: BE-ja t’i heqë masat e padrejta, Kosova përmbushi obligimin e saj
Ballina 1Lajme

Qeveria: BE-ja t’i heqë masat e padrejta, Kosova përmbushi obligimin e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 12:02 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se Kosova me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.

 

Në një deklaratë të ekzekutivit thuhet se pavarësisht rezultatit obligimi që ka pasur Kosova është përmbushur.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në deklaratë.

Sipas qeverisë, rezultatet e votimit të së dielës tregojnë se nuk ka vullnet për shkarkim të kryetarëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”, thuhet në deklaratë.

Qeveria ka fajësuar Listën Serbe për bojkot të procesit nga serbët në këto komuna.

“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshme të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj iniciuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar”, theksohet në deklaratë.

Gjithashtu, ekzekutivi ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të kryetarëve.

“Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh edhe një herë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim”, thuhet në deklaratë.

Të dielën në veri katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok është organizuar votimi për shkarkimin e kryetarëve. Por nisma e qytetarëve serbë ka dështuar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Mitrovicë të Veriut kanë votuar 111 persona me të drejtë vote, në Leposaviq 124, në Zubin-Potok 18 dhe në Zveçan asnjë.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zbulohen trupat ruse që vunë mina të ndaluara në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2024
Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës
Mbahet takimi i parë i Klubit të Librit
Telekomi raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor
Konferenca sekrete për Ukrainën u mbajt në Kopenhagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?