Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
“Prania juaj këtu, është konfirmim i dëshmuar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet”, ka thënë Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës gjatë takimit.
Pas takimit kryeprokurori Isufaj ka pranuar një donacion nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale. Bëhet fjalë për pajisje që shërbejnë për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve. Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për prokurorinë pasi që deri tani Prokuroria Speciale nuk i ka pasur ato.
“Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale etike. Para nesh kemi një rrugë të gjatë të bashkëpunimit. I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme. Pajisje që do të kenë impakt drejtpërdrejtë në punën e prokurorisë”, ka thënë Isufaj.