By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë do Evropa prej Kinës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë do Evropa prej Kinës?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë do Evropa prej Kinës?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 4:48 PM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Evropa i kërkon dy gjëra prej Kinës.

E para, ndryshimin e pozicionit pro Rusisë kundrejt luftës në Ukrainë.

E dyta, zvogëlim të disbalancit – eksportet e mallrave kineze në Bashkimin Evropian tejkalojnë importet e bllokut me 27 vende anëtare, me një vlerë prej 291 miliardë eurosh vitin e kaluar.

Nuk është shumë e qartë nëse do të mund të realizohet diçka në këto dy fronte.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është bërë ndër liderët e fundit evropianë që është larguar prej Kinës me premtimet për të biseduar, dhe asgjë më shumë.

Në deklaratat kineze për takimet e tij në Pekin, ditëve të fundit, nuk janë dhënë shumë hollësi për çështjet që ndajnë Bashkimin Evropian dhe Kinën.

Por, Evropa e ka një fije se ku i var shpresat – Kina synon me domosdo investime të huaja për të forcuar ekonominë, ritmi i së cilës është ngadalësuar.

Prandaj Kina ka bërë përpjekje për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë, pavarësisht dallimeve që ka me to.

Prapëseprapë, asnjë arsye nuk është e mjaftueshme për të që t’ia kthejë shpinën Rusisë, teksa është në kërkim të një alternative ndaj rendit global të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, dhe teksa i promovon kompanitë e energjisë së gjelbër, përmes së cilave Kina tenton të shndërrohet në lidere të teknologjisë.

Ndarja e evropianëve për tarifat

Si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, janë duke u ankuar se politikat kineze për të promovuar energji të gjelbër, i kanë nxitur kompanitë për t’i rritur kapacitetet e prodhimit për makina elektrike, panele diellore dhe produkte tjera të ngjashme.

Eksportet me çmime të lira e kanë rritur presionin në kompanitë diellore në Evropë dhe Amerikë, dhe përbëjnë kërcënim potencial për shumë industri.

BE-ja e ka nisur një hetim në vjeshtën e vitit të kaluar për subvencionet kineze dhe tani po shqyrton vënien e tarifave në makinat elektrike të eksportuara prej Kinës.

Kina nuk e fajëson Rusinë dhe deklaron se çdo marrëveshje për paqe duhet t’ adresojë shqetësimet e Rusisë, si dhe ato të Ukrainës dhe Perëndimit.

Kina nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës dhe e ka vazhduar tregtinë me të.

Ndërkohë Scholz dhe të tjerët kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se kompanitë kineze janë duke shitur pajisje Rusisë që mund t’i ndihmojë për avancim të kapaciteteve ushtarake.

Kina e ka fajësuar SHBA-në dhe të tjerët për zgjatje të luftimeve, duke e përmendur ndihmën që i ofron Perëndimi Ukrainës.

“Kina nuk i ka ofruar armë asnjërës palë dhe është e drejta e Kinës t’i ruajë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Rusinë”, ka thënë Ding Chun, drejtor në Qendrën për Studime Evropiane në Universitetin Fudan në Shangai.

Qeveria kineze ka thënë se njëjtë, sikurse vendet tjera, dëshiron që lufta të marrë fund, mirëpo nuk jep shenja që do të kërkojë tërheqjen e Rusisë.

Në deklaratën e Kinës për takimet Xi-Scholz nuk është përmendur fare kërkesa e liderit gjerman.

Zyrtarë të lartë të Gjermanisë dhe Kinës në Parlamentin kinez.
Zyrtarë të lartë të Gjermanisë dhe Kinës në Parlamentin kinez.

Kina është pajtuar që të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me kapacitetet e prodhimit, mirëpo vazhdon të jetë e vendosur në mbrojtjen e eksporteve që kanë të bëjnë me produktet e energjisë së gjelbër.

Ata, “jo vetëm që e kanë rritur furnizimin global, por edhe kanë bërë kontribut të rëndësishëm në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit në energji të gjelbër apo atë me nivele të ulëta të karbonit”, i ka thënë Scholzit lideri kinex, Xi Jinping.

Mbikapaciteti është, po ashtu, problem për Kinën.

Ekspertët kanë bërë thirrje për politika më të mira koordinuese, në mënyrë që jo secila provincë të promovojë industritë e njëjta.

Ndonëse diçka e tillë mund të shmangë problemet e së ardhmes, mbikapaciteti aktual nuk do të reduktohet.

Jo të gjithë në Evropë pajtohen që tarifat janë gjë e mirë.

Kina është shumë e rëndësishme për plot kompani evropiane dhe disa shqetësohen se tarifat mund të nxisin luftë tregtare.

Oda Ekonomike Gjermane ka thënë se do të dëshironte që fokusi të jetë në hapjen e tregut kinez për kompanitë gjermane. Në linjë me këtë qëndrim, Scholz ka bërë thirrje për sistem të besueshëm ligjor, për mbrojtje të pronës intelektuale dhe qasje të barabartë në treg për kompanitë e huaja në Kinë.

Këto çështje kanë marrë vëmendje të madhe teksa kompanitë kineze shpërfaqen si lidere të inovacionit në teknologjitë kineze.

Një sondazh së fundi prej Odës, nëpër kompani gjermane, ka gjetur se 5 për qind i konsiderojnë konkurrentët kinezë si liderë të inovacionit dhe 11 për qind si konkurrentë në sektorin e automobilave.

“Kjo është vërtet një temë e re”, ka thënë Maximilian Butek, drejtor ekzekutiv i Odës Gjermane të Tregtisë në lindje të Kinës.

“Nëse këto kompani tejet konkurrente janë ende të mbrojtura nga Qeveria, atëherë do të kemi sfida globale që rezultojnë prej këtij realiteti”.

Ndasi thelbësore për Ukrainën

Nëse ekziston një çështje për të cilën pajtohet shumica e Evropës është ajo që Kina t’i kërkojë presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tani në vitin e tretë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë tri javë më parë në Pekin se ai u ka kërkuar liderëve kinezë “të bëjnë përpjekje dhe të kenë ndikim në Rusi për këto çështje”.

Pesë ditë më vonë, ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne, ka thënë pas një takimi me homologun e tij kinez se, Franca pret prej Kinës që t’i çojë mesazh të qartë Rusisë lidhur me Ukrainën.

Këtë javë ka qenë javën e Scholzit.

“Fjala e Kinës ka peshë në Rusi”, ka thënë ai.

“Prandaj i kam kërkuar presidentit Xi që të merret me Rusinë, në mënyrë që Putini t’i japë fund fushatës së çmendur, t’i tërheqë trupat e tij dhe t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme”.

Problemi është që Evropa dhe Kina janë thellësisht të ndara në këtë pikë.

Evropa, bashkë me Shtetet e Bashkuara, beso se Rusia është duke gabuar dhe duhet të largohet prej Ukrainës.

Kina nuk e fajëson Rusinë dhe deklaron se çdo marrëveshje për paqe duhet t’ adresojë shqetësimet e Rusisë, si dhe ato të Ukrainës dhe Perëndimit.

Kina nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës dhe e ka vazhduar tregtinë me të.

Ndërkohë Scholz dhe të tjerët kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se kompanitë kineze janë duke shitur pajisje Rusisë që mund t’i ndihmojë për avancim të kapaciteteve ushtarake.

Kina e ka fajësuar SHBA-në dhe të tjerët për zgjatje të luftimeve, duke e përmendur ndihmën që i ofron Perëndimi Ukrainës.

“Kina nuk i ka ofruar armë asnjërës palë dhe është e drejta e Kinës t’i ruajë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Rusinë”, ka thënë Ding Chun, drejtor në Qendrën për Studime Evropiane në Universitetin Fudan në Shangai.

Qeveria kineze ka thënë se njëjtë, sikurse vendet tjera, dëshiron që lufta të marrë fund, mirëpo nuk jep shenja që do të kërkojë tërheqjen e Rusisë.

Në deklaratën e Kinës për takimet Xi-Scholz nuk është përmendur fare kërkesa e liderit gjerman.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

42.5 për qind e femrave në moshë riprodhimi në Shqipëri nuk kanë lindur fëmijë

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Damka: Kushtëzimi për anëtarësim në KiE, padrejtësi edhe ndaj komuniteteve
Pamje tronditëse të policëve që përpiqen të shpëtojnë një vajzë (2): Babai e la në makinë për 40+, ai përballet me dënimin më të madh
Evropa dhe aleatët e Kievit të zemëruar me lëvizjen e Trump
Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?