“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë është se Aleksandër Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht. Kjo ishte e pritshme”, ka shkruar Hopkins.

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë në fjalimin e saj ka përmendur ngjarjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të pranishme në mbledhje, Shyhrete Sylejmani – Tahiri dhe Vasfije Krasniqi Goodman. Ajo kërkoi nga presidenti serb kërkimfalje për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit, pjesë e së cilit ishte edhe Vuçiq