By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Ballina 2Rajon / Botë

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 6:05 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e shndërruar në ligj.

Në paketë përfshihen edhe nene që do të detyrojnë median sociale, TikTok, të shitet apo ndalohet në ShBA.

Njoftimi shënon një betejë të gjatë me republikanët në Kongres sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ne u bëmë bashkë dhe e arritëm këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se brenda orësh do të nisin dërgesat me ndihma ushtarake për në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh – do të nisë së ekzekutuari brenda orësh. Aty përfshihen aftësi të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Në paketën e ndihmës po ashtu përfshihet ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon.

Biden tha se Izraeli duhet të sigurojë që ndihma humanitare për palestinezët, që parashihet në ligj, të arrijë në Gazë “pa vonesa”.

Paketa e ndihmës për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së ishte bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, më 18 prill Dhoma e Përfaqësuesve arriti të kalojë projektligjin, i cili më pas u dërgua në Senat për miratim. Senati e miratoi atë të martën, më 23 prill.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dy dekadat e privatizimit: Sukseset dhe dështimet

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Krijuesi i telefonave celularë Martin Kuper mori një çmim për arritje të jetës
Dyshohet për vjedhje, arrestohen dy persona
Zelenskiy: I gatshëm të jap dorëheqjen, nëse kjo do të thoshte paqe për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?