By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën
August 28, 2025
Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba
August 28, 2025
Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?
August 28, 2025
Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev
August 28, 2025
Gjykata refuzon ankesën e Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Freedom House: Korrupsioni dhe ndikimi politik në gjyqësor, shqetësime të vazhdueshme në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Freedom House: Korrupsioni dhe ndikimi politik në gjyqësor, shqetësime të vazhdueshme në Kosovë
Ballina 1Lajme

Freedom House: Korrupsioni dhe ndikimi politik në gjyqësor, shqetësime të vazhdueshme në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 9:49 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon të jetë pjesërisht i lirë dhe nuk ka shënuar përparim, në veçanti në çrrënjosjen e korrupsionit dhe ndikimin politik në institucionet e drejtësisë.

Raporti për gjendjen e demokracisë në Kosovë ngre shqetësime edhe për lirinë dhe pavarësinë e mediave, si dhe përdorimin e dhunës, duke marrë për bazë trazirat në pjesën veriore të Kosovës pas zgjedhjeve lokale të prillit 2023 dhe sulmin e grupit të armatosur serb në fshatin Banjskë, në të cilin u vra një polic i Kosovës.

“Shumë institucione publike dëmtohen nga korrupsioni i ngulitur, ndonëse ka shenja se një gjeneratë e re politikanësh po ndërmarrin hapa për të luftuar praktikat korruptive nëpërmjet reformave ligjore dhe administrative”, thuhet në raport. “Gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, sidomos në rrjetet sociale. Sundimi i ligjit pengohet nga ndërhyrja dhe mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë”.

Në raport, i cili merr në vlerësim një sërë kriteresh për gjendjen e proceseve demokratike në vend, thuhet se “korrupsioni dhe klientelizmi vazhdojnë të ndikojnë në përzgjedhjen e votuesve gjatë zgjedhjeve, sikurse edhe trysnia nga interesat e fuqishme të interesave të biznesit”. Raporti shton se Serbia vazhdon të ndikojë në platformën e Listës Serbe dhe vendimet politike të serbëve të Kosovës.

“Ndikimi afatgjatë i korrupsionit është ende i dukshëm në institucionet publike, përkundër përpjekjeve të qeverisë për ta luftuar atë. Që nga pavarësia, autoritetet kanë treguar pak përkushtim në hetimin e korrupsionit të lartë”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se “disa figura politike në Kosovë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”, por se zgjedhjet e vitit 2021 sollën “një ndryshim të madh në skenën politike të Kosovës, duke kaluar në opozitë një numër figurash të rëndësishme që ishin të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme”.

Sipas Freedom House, ndër problemet me të cilat përballet Kosova në betejën me korrupsionin janë kompetencat e paqarta të organeve që duhet ta luftojnë korrupsionin dhe mungesa e koordinimit mes tyre.

Raporti thekson se Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por se disa prej këtyre masave, siç është ligji për themelimin e agjencisë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurive të pajustifikuara, kanë shkaktuar shqetësime se mund të politizohen dhe se tani po sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

Në raport kritikohet mungesa e transparencës së qeverisë aktuale të Kosovës. “Qeveria e zotit Kurti ka marrë një sërë vendimesh – përfshirë vendime që lidhen me procesin e dialogut Kosovë-Serbi – me transparencë të kufizuar dhe pa u konsultuar me Kuvendin, duke shkaktuar kritika nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile”.

Raporti i Freedom House po ashtu thekson se “ndërhyrja politike në institucionet e drejtësisë vazhdon të jetë problem dhe se korrupsioni gjithëpërfshirës në organet e drejtësisë ka ndikim negativ në pavarësinë” e tyre.

Raporti po ashtu thekson se institucionet qeveritare shpesh refuzojnë kërkesat ligjore për qasje në informacionin publik pa dhënë ndonjë justifikim.

“Prokurorët dhe gjykatat mbeten të ndikuara nga ndërhyrja politike dhe korrupsioni i elitave të fuqishme të politikës dhe biznesit, duke dëmtuar procesin gjyqësor”, shtohet në raport.

Në raport një vlerësim i zymtë i bëhet edhe gjendjes së mediave në Kosovë dhe sigurisë së gazetarëve, për të cilët Freedom House thotë se janë objektiv për keqtrajtime, kërcënime dhe që shpeshherë veprojnë me të vetëcensuruar.

Në trajtimin e gjendjes së pakënaqshme të mediave në Kosovë, raporti shtjellon rastin e televizionit kryesor privat Klan Kosova, të cilit qeveria e Kosovës në qershor të 2023 ia pezulloi certifikatën e biznesit për shkak të parregullsive të pretenduara në regjistrimin e tij, një veprim që u dënua nga gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile si sulm ndaj lirisë së fjalës dhe mediave, sipas raportit.

Raporti hedh dritë edhe mbi praktikat diskriminuese ndaj komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë në arsim, punësim dhe qasje në shërbime. I diskriminuar, sipas Freedom House, mbetet edhe komuniteti LGBT dhe thekson se Kodi Civil i Kosovës nuk e lejon partneritetin mes të njëjtës gjini si të drejtë ligjore. Në po këto rrethana janë edhe gratë, të cilat janë të diskriminuara në postet e larta qeveritare dhe në sektorin privat.

You Might Also Like

Gjykata refuzon ankesën e Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale

OVL kërkon shkarkimin e Bashës

Radoniqi e informon emisarin francez rreth përgatitjeve për zgjedhje lokale

Gjendet i vdekur gjykatësi Avdullah Mecinaj

Murati kritikon opozitën për mosvotimin e Rashiqit

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kirby: Avdiivka së shpejti mund të vihet nën kontrollin rus

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Trepça eliminon Prishtinën dhe kalon në finale të Play-offit, do përballet me Pejën
Në një komunë malazeze duan të “tërheqin” njohjen e Kosovës në territorin e tyre!
Petrit Halilaj, shqiptari i parë me ekspozitë në MET, shndërrohet në ambasador kulturor të Kosovës
Lamine Yamal josh një vajzë 12 vjet më të madhe se ai, shijon pushimet në Itali me një influencuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?