Një ish-deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, në parlamentin grek, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë, Zgjedhja Greke Vasilis Gramenos.
Sipas informacioneve, incidenti nisi në seancën plenare ku po shqyrtohej heqja e imunitetit të kreut të Zgjedhjes Greke, Kyriakos Velopoulos pas një padie të ngritur ndaj tij nga babai i Konstantinos Floros, për sulmet që kishte pranuar në mediat sociale pas të cilave ai pretendon se ndodhet lideri i Zgjedhjes Greke ,Kyriakos Velopoulos.
Floros: “Këtë do ta vendosin gjyqtarët”.
B. Grammenos: “Mbylle gojën plehrë”.
K. Floros: “Hajde këtu”.
B. Grammenos: “Të ….nënën … Ty dhe mamanë tënde do të … dhe do të të çoj me pranga brenda e do ta mbash mend, p*sht”.
Pas këtij debati verbal, kanë dale nga salla dhe më pas deputeti Floros e ka kapur nga qafa, e ka ka rrëzuar në tokë dhe e ka qëlluar me grusht.