By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sarrazin: Veprimet e Serbisë nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sarrazin: Veprimet e Serbisë nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit
Ballina 2Rajon / Botë

Sarrazin: Veprimet e Serbisë nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 5:18 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, teksa ka thënë se Serbia nuk po vepron karshi Marrëveshjes së Ohrit.

Njëherësh ai ka vë në pah që edhe Kosova të bëjë gjithçka për t’i bindur shumicën e gjerë të shteteve anëtare për të votuar pro në Këshillin e Ministrave, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave.

“Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në Asamblenë Parlamentare. Dhe ne, natyrisht, marrim parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare në diskutimet tona. Natyrisht, ne jemi aleatë dhe përkrahës të fortë të Kosovës. Dhe ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, ka theksuar Sarrazin për në një intervistë për ‘European Western Balkans’.

I pyetur nëse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Sarrazin ka thënë se për palën gjermane, kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kritere të tyre për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar Asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e Asociacionit”, ka shtuar Sarrazin.

Ai tutje ka pranuar se veprimet e Serbisë nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, sa i përket kundërshtimeve të saj në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Ka një përkushtim të qartë në marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare. Nuk e shoh se si veprimet aktuale të Serbisë janë në përputhje me tekstin apo frymën e marrëveshjes”, ka nënvizuar Sarrazin.

Tutje ai ka folur edhe për rezolutën e OKB-së për Srebrenicën, të cilën Gjermania e bashkë-sponsorizoi.

“Gjermania ka bashkë-sponsorizuar këtë rezolutë së bashku me Ruandën dhe një numër shtetesh të tjera anëtare të OKB-së. Ne jemi globalisht dhe në çdo kohë të përkushtuar për të parandaluar gjenocidin. Është e një rëndësie të madhe për ne që të ruajmë kujtimin e tmerreve të Holokaustit. Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të mprehur kujtesën e gjenocideve të tjera të njohura ndërkombëtarisht në historinë e fundit. 11 korriku i ardhshëm shënon vitin e 30-të të gjenocidit ndaj myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në 1995. Gjenocidi është provuar historikisht dhe ligjërisht dhe është klasifikuar si gjenocid nga gjykatat e pavarura ndërkombëtare dhe autorët individualë janë dënuar. Nëpërmjet këtij përkujtimi ne do të nderonim edhe ndjekjen penale të gjenocidit nga juridiksionet ndërkombëtare. Duhet thënë qartë se kjo rezolutë nuk është kundër Serbisë, Republika Srpska apo ndonjë shteti, entiteti apo grupi tjetër. Është e lidhur me krimet që janë kryer dhe gjenocidin që ka ndodhur. Këtë e thonë jo vetëm gjykatat ndërkombëtare, por edhe legjislacioni i Bosnjë-Hercegovinës”, ka theksuar Sarrazin.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti argjentinas i dhuroi Melonës një figurë të tij duke tundur një sharrë elektrike me zinxhir

Kosova Times Kosova Times November 22, 2024
Cili ishte urimi i Kanet për Yamalin për ditëlindje?
Të miturit angazhohen për ndërgjegjësimin ndaj Kancerit të Gjirit
Një avion u rrëzua në Austri, vdes piloti
Haradinaj në forumin `Pearson 2024’: Kosova pret integrim në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?