By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri i Spanjës po shqyrton dorëheqjen e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministri i Spanjës po shqyrton dorëheqjen e tij
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri i Spanjës po shqyrton dorëheqjen e tij

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 8:34 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i hodhi poshtë pretendimet se bashkëshortja e tij është e përfshirë në korrupsion, por tha se po shqyrton mundësinë të japë dorëheqjen.

Ky zhvillim erdhi pas fillimit të hetimeve të mërkurën rreth akuzave të bëra në një platformë ligjore të krahut të djathtë se bashkëshortja e Kryeministrit Sanchez kishte shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar tek disa marrëveshje biznesi.

Kryeministi Sanchez u shreh në një postimi në rrjetin social X, se ndonëse akuzat ndaj bashkëshortes së tij, Begona Gomez, janë të rreme, ai po anulonte angazhimet publike deri të hënën, kur do të njoftojë nëse do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e kryeministrit apo do të japë dorëheqjen.

“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj,” shkroi zoti Sanchez. “Më duhet t’i përgjigjem pyetjes nëse ia vlen të vazhdoj, duke marrë parasysh që e djathta dhe e djathta e vijës së ashpër e kanë shndërruar në llum politikën tonë, nëse duhet të vazhdoj në krye të qeverisë apo të heq dorë nga nderi më i lartë.”

Sanchez, 52 vjeç, ka shërbyer si kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai arriti të formojë një qeveri të koalicionit të krahut të majtë në nëntor për të filluar edhe një mandat të ri katër vjeçar. Ai është njëri nga udhëheqësit socialist që ka qëndruar më gjati në pushtet në Evropë.

Një gjykatës spanjoll ra dakord të mërkurën që të hetojë pretendimet për korrupsion të ngritura nga një grup privat që ka një histori të gjatë të paraqitjes së padive, që lidhen kryesisht me kauza të krahut të djathtë. Gjykata në Madrid do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë për t’i vazhduar hetimet apo jo.

“Begona do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë në çdo formë që kërkohet për të sqaruar që këto fakte që duken skandaloze nuk ekzistojnë në fakt,” deklaroi kryeministri Sanchez.

Zonja Gomez, 49 vjeçe, nuk ka mban ndonjë post publike dhe ruan një profil të ulët politik.

Grupi Manos Limpias, apo “Duart e Pastërta”, e akuzon zonjën Gomez se gjoja ka shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar në marrëveshje biznesi. Gjykata nuk ka dhënë informacione shtesë dhe theksoi se hetimi është sekret.

Ky grup e përshkruan veten si union, por aktiviteti i tij kryesor është një platformë që nxit raste ligjore. Shumë e lidhin atë me kauzat e krahut të djathtë. Grupi vepron në bazë të “përndjekjes popullore”, një ligj specifik i Spanjës që u lejon individëve dhe entiteteve të marrin pjesë në raste të veçanta penale edhe kur nuk janë dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pala e akuzuar.

Ministri i Drejtësisë, Felix Bolanos i quajti pretendimet “të rreme.”

Zëvendëskryeministrja Yolanda Diaz publikisht e mbështeti zotin Sanchez kundër “kësaj ofensive nga e djathta”, siç u shpreh ajo.

Gjasat për një krizë qeveritare vijnë vetëm disa javë para zgjedhjeve të rëndësishme rajonale në Katalonia, pas të cilave do të mbahen zgjedhjet evropiane në muajin qershor.

Kryeministri Sanchez akuzoi portalet e lajmeve që janë të rreshtuara politikisht me partinë kryesore opozitare konservatore, Partinë Popullore dhe partinë e djathtë Vox, se po shpërndajnë ato, që ai i quajti pretendime “të rreme”, që çuan drejt fillimit të hetimeve.

Partia Popullore e kritikojnë zotin Sanchez se “po luan rolin e viktimës në vend që të marr përgjegjësinë.”

Muajin e kaluar, agjencia qeveritare spanjolle që shqyrton çështjet e konfliktit të interesit, hodhi poshtë një ankesë të bërë nga Partia Popullore kundër zotit Sanchez, në të cilën kjo parti opozitare pretendoi se zonja Gomez ka ndikuar tek bashkëshorti i saj në një vendim që lidhet me një linjë ajrore.

Udhëheqësi i Spanjës tha se dashuria ndaj bashkëshortes së tij e shtyu të reflektojë mbi të ardhmen e tij.

“Ky sulm është aq i pashembullt, aq serioz dhe i vrazhdë sa që më duhet të ndalem dhe të reflektoj me bashkëshorten time”, tha ai. “Të shumtën e kohës harrojmë që politikanët janë njerëz. Dhe unë nuk kam turp të them se jam burrë që e dashuroj shumë gruan time, që po jeton me ndjenjën e pafuqisë ndërkohë që ndaj saj hidhet baltë.”

“Që ta përmbledh, bëhet fjalë për një operacion për të më goditur nga toka, deti e ajri për të më detyruar që të heq dorë nga politika përmes sulmeve ndaj bashkëshortes time,” shkroi zoti Sanchez.

You Might Also Like

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Francezët nga varka me vela e Gretës te Macron: Parandaloni një sulm ndaj nesh

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rastin `Mati 1`, vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar gati 7 milionë

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Memli Krasniqi përfundon vizitën zyrtare në ShBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi
‘Ku mund të shkoj me dhinë time?’: Ukrainasit afër vijës së parë të frontit
Kurti takoi ish-kryeministrin grek Papandreou, diskutojnë rreth bashkëpunimit Kosovë – Greqi
Shkon në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?