By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
Ballina 2Rajon / Botë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 8:11 AM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Irani po tenton të zgjerojë ndikimin në Afrikë, duke ofruar armë, partneritet dhe kaos, me qëllim të forcimit të pranisë në këtë kontinent.

Diçka e tillë është pjesë e një ndryshimi strategjik, në të cilin janë përfshirë diplomatë iranianë të nivelit të lartë.

Si këmbim, Irani shpreson që të ndërtojë partneritet që do t’i ndihmojë në shmangie të sanksioneve ndërkombëtare, dhe në ndërtim të një hapësire më të madhe për “Boshtin e tij të Rezistencës” kundër armiqve rajonalë dhe globalë.

“Irani ka tentuar të zgjerohet në aspektin politik dhe ekonomik edhe përtej rajonit ku është”, ka thënë Lukas Webber, konsulent i lartë për Valens Global dhe bashkëthemelues i Milirant Wire.

Sipas tij, për shkak të sanksioneve perëndimore, “Irani është edhe më i nxitur për mundësi të reja tregtare me shtetet afrikane”.

Zyrtarët iranianë janë shprehur të kënaqur për mundësinë e krijimit të një qasjeje në bujqësinë dhe pasuritë minerare të Afrikës, teksa tentojnë të gjejnë destinacione të reja për eksportet iraniane, përfshirë armët e sofistikuara.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka folur për rëndësinë e kësaj strategjie, teksa e ka bërë një udhëtim në tri shtete të Afrikës në korrik – të parin të një presidenti iranian në Afrikë, në më shumë se një dekadë.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi në vizitë në Afrikë, në korrik të vitit 2023.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi në vizitë në Afrikë, në korrik të vitit 2023.

Këtë javë, Irani është duke organizuar samitin e dytë tregtar Iran-Afrikë, në periudhë relativisht të shkurtër, dhe përfaqësues të më shumë se 40 vendeve afrikane pritet të mblidhen në Teheran më 26-29 prill.

Një zyrtar iranian, përgjegjës për promovim të biznesit ndërkombëtar, ka thënë këtë javë se “e ardhmja e tregtisë botërore do të jetë në Afrikë”.

Sipas tij, për dallim prej fuqive të mëdha që kanë tentuar të “shfrytëzojnë burimet e paprekura” të këtij kontinenti, shtetet afrikane nuk kanë “lidhje politike” me Iranin.

Mirëpo, angazhimi i Iranit në Afrikë – sidomos përpjekjet për të eksportuar versionin e Teheranit mbi Islamin politik, krijimi i rrjeteve të veta, dhe furnizimet me armë, si për shtete, ashtu edhe për forca joshtetërore – shpesh është parë si referencë për jostabilitet dhe sentiment kundër Perëndimit, çka është në linjë me synimet afatgjata iraniane.

“Irani është duke avancuar strategjinë ‘e rezistencës’ në Afrikë, ku tenton të krijojë lidhje që prishin ndikimin e Perëndimit dhe izolimin e Iranit”, ka thënë Liam Karr, analist në Projektin për Kërcënime Kritike të Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve.

Në muajt e fundit, Irani ka bërë që prezenca e tij të ndihet edhe në të ashtuquajturin Bririn e Afrikës e deri në Sahel, me synim të rritjes së presionit ndaj armiqve rajonalë dhe si tentim për të shpërqendruar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Përmes sulmeve të rebelëve Huthi – të mbështetur prej Iranit – në Jemen, në anijet transportuese të mallrave, si shenjë solidariteti me kauzën palestineze, Teherani e ka forcuar pozitën e tij në Ngushticën Bab al-Mandel, një rrip i ngushtë në Detin e Kuq.

https://youtu.be/eEOXm8YdMxY

Furnizimet iraniane me armë dhe municione në disa tregje rajonale janë evidente në disa rajone afrikane, ka thënë Webber, sidomos në Somali.

Irani ka ofruar armë edhe për Qeverinë e Etiopisë për t’i luftuar grupet e armatosura opozitare.

Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Teheranit me rivalen e tij, Arabinë Saudite, më 2023, normalizimi i marrëdhënieve me disa vende afrikane, ka qenë hapi i radhës.

Në shtator, Irani i ka përmirësuar marrëdhëniet edhe me Xhibutin, vend i cili i pati shkëputur lidhjet me Iranin shtatë vjet më parë, me kërkesë të Riadit.

Teherani ka punuar edhe për përmirësim të lidhjeve me Eritrenë dhe Sudanin, i cili ka pasur distancë me Iranin, pasi i është bashkuar një koalicioni saudit kundër Huthëve në të kaluarën.

Shitja e armëve të Iranit për forcat e armatosura të Sudanit, të cilat janë të përfshira në një luftë civile kundër rebelëve, i ka mundësuar së fundi ushtrisë që të parandalojë humbjet në njerëz dhe të fitojë territor.

Në mars të këtij viti, Irani është raportuar të ketë kërkuar leje për të themeluar një bazë të përhershme detare në një port në Sudan, i cili konsiderohet si kryeqyteti ushtarak i shtetit.

Kërkesa është refuzuar nga Sudani, mirëpo diçka e tillë ka shpërfaqur ambiciet e Teheranit për të zgjeruar prezencën në brigjet perëndimore të Detit të Zi.

“Baza detare iraniane në portin e Sudanit do të mbështeste drejtpërdrejt operacionet detare të Iranit dhe sulmet në anijet ndërkombëtare”, duke i mundësuar kështu Teheranit që t’i luftojë rivalët rajonalë, ka thënë Karr.

Duke nisur prej Sudanit, Irani po tentojë të krijojë një atmosferë ndikimi, që mund të zgjerohet nëpër Sahel e deri në Atlantik, një zonë ku Perëndimi shqetësohet se mund të bëhet strehë për militant islamistë.

Karr ka thënë se përpjekjet e Iranit kanë qenë më të suksesshmet në Nigeri, ku Teherani e ka krijuar një rrjet të quajtur Lëvizja Islamike e Nigerisë, e cila “funksionon sikurse rrjetet tjera, përfshirë Hezbollahun në Liban, prandaj edhe atij regjimi iranian i ka ofruar ndihmë financiare, ushtarake dhe politike”.

Irani e ka shfrytëzuar mundësinë edhe për të krijuar lidhje me tri ushtri kundër Perëndimit, që kanë marrë pushtetin në Burkina Faso, Mali dhe Niger, vende të cilat, sipas analistit Karr, janë në linjë me synimet e Teheranit për të rritur “angazhimin ekonomik dhe për t’iu shmangur sanksioneve të Perëndimit”.

Ka shenja se Irani po tenton të përfitojë edhe prej mospajtimeve të fundit në mes të liderëve ushtarakë të këtyre vendeve dhe shteteve perëndimore, forcat e të cilave janë duke u dëbuar.

“Me tërheqjen ushtarake dhe rënien e ndikimit francez në Afrikën Perëndimore, Irani ka mëtuar të rrisë ndikimin përmes bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe projekte zhvillimore në infrastrukturë”, ka thënë Webber.

Irani ka thënë, po ashtu, se bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e sigurisë është shumë i nevojshëm për të luftuar terrorizmin në Afrikë, duke pretenduar që mund të zë rolin që e kanë pasur më parë forcat e Perëndimit.

Protesta kundër prezencës së ushtrisë amerikane në Niger, në prill të këtij viti.
Protesta kundër prezencës së ushtrisë amerikane në Niger, në prill të këtij viti.

Prej kur ushtria e ka marrë pushtetin në Niger, në korrik të vitit të kaluar, tërheqjes së forcave franceze dh evropiane prej atij rajoni, forcimi i lidhjeve me Iranin nuk ka mbetur në hije.

Një delegacion amerikan që ka udhëtuar në këtë shtet muajin e kaluar, ka shprehur shqetësime për marrëdhëniet e Nigerit me Iranin dhe aleaten e tij, Rusinë, e cila po ashtu synon të rrisë ndikimin në Afrikë.

Pak pas vizitës, Nigeri i ka dhënë fund aleancës kundërterrorizmit me Uashingtonin.

Ka raportimet se diçka e tillë ka ndodhur pasi zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar ushtrinë për arritje të një marrëveshjeje të fshehtë që do t’ia mundësonte Iranit qasjen në rezerva të uraniumit.

Ushtria, që gëzon pushtetin, dhe e ka quajtur prezencën e ushtrisë amerikane në Niger si të “paligjshme”, i ka hedhur poshtë raportimet.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të tërheqin 1.000 pjesëtarët e ushtrisë që i kanë pasur në këtë shtet.

Një vendim i tillë është parë si fitore për Iranin dhe Rusinë, dhe synimet e tyre në atë rajon.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Bjellorusia mund të jetë duke hyrë drejtpërdrejt në luftë
Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Aktakuzë për sulm ndaj personit zyrtar
Ministrat e Jashtëm të Balltikut bojkotojnë takimin e OSBE-së për shkak të delegacionit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?