By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme nga kryetari i Gjilanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme nga kryetari i Gjilanit
Lajme

Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme nga kryetari i Gjilanit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 12:46 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, u. d. i shefit të UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fisher dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci.

Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, të cilët i kanë informuar për zhvillimet në komunë.

“Me drejtoreshën e USAID-it kemi biseduar për projektet të cilat po implementohen në komunën tonë, duke përfshirë projektin për integritet të komunave në Kosovë, projekti për qeverisjen e pronës dhe kontratën sociale”, tha kryetari Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Pas takimit në komunë, udhëheqësit e komunës dhe ata të USAID-it kanë vizituar parkun qendror, në të cilin kanë parë nga afër investimet e USAID-it. Këto investime janë mundësuar nga bashkëpunimi me projektin USAID Social Contract Activity.

Bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe u. d. Të shefit të UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fisher, kanë vizituar edhe Dhomën Burimore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Elmazi”, në të cilën është investuar në sallën burimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Bashkë me partnerët tanë dhe nivelin qendror jemi për qeverisje të ndershme dhe profesionale”, tha Alban Hyseni.

Këto investime janë mundësuar përmes aktivitet Pandemic Response Activity, bashkëpunim ky në mes të USAID-it dhe UNICEF-it. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Patate të pjekura që janë ylli i drekës: Një recetë për një pjatë shoqëruese që ju kthen në fëmijëri

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Nis greva e punëtorëve teknik në shkollat e Prishtinës për kushtet e punës
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
Assange lirohet pas pranimit të fajësisë për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?