By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit
Ballina 2Rajon / Botë

Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 3:56 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Një kompani e panjohur, e lidhur me familjen e presidentit të Uzbekistanit, siguroi më shumë se 100 milionë dollarë përmes kontratave të fshehta shtetërore – përfshirë këtu edhe një marrëveshje të paligjshme për furnizimin e prodhuesit më të madh të çimentos në këtë vend me gaz natyror shumë më të shtrenjtë sesa vlera në treg, zbuloi një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.

Kontratat fitimprurëse të Qeverisë, të siguruara nga firma e fshehtë, Ultimo Group Limited, nxjerrin në pah sesi njerëz të lidhur me pushtetin – përfshirë të afërm të presidentit Shavkat Mirziyoev – dhe bashkëpunëtorë të tyre, përfitojnë nga ajo që kritikët e cilësojnë si “miqësi endemike” në nivelet më të larta të Qeverisë uzbeke.

Mirziyoev – i cili, vitin e kaluar, i urdhëroi autoritetet ta çrrënjosnin korrupsionin në sektorin e energjisë, për shkak të mungesës së gazit që nxiti zemërim popullor – u zotua se do ta rriste transparencën dhe do ta adresonte korrupsionin.

“Askush nuk ka të drejtë të punojë si në të kaluarën. Siç e dini, transparenca po kërkohet tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë. Jotransparenca, korrupsioni dhe nepotizmi nuk do ta ndihmojnë punën [tonë]”, tha Mirziyoev në vitin 2019, duke iu referuar sundimit të paraardhësit të tij autoritar, Islam Karimov, i cili vdiq në vitin 2016.

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev.
Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev.

Por, një hulumtim i Shërbimit të Uzbekistanit të Radios Evropa e Lirë zbuloi se bashkëpunëtorë të dhëndrit të Mirziyoevit janë të lidhur me Ultimo Group – një kompani praktikisht e panjohur, që iu dha një kontratë qeveritare për t’i shitur gaz natyror, në vlerë prej së paku 36 milionë dollarësh, gjigantit uzbek të çimentos, Qizilqumsement. Kjo kompani, atëkohë, ishte në pronësi të shtetit, pavarësisht se nuk kishte të dhëna biznesi.

Dokumentet e siguruara nga Shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë tregojnë, gjithashtu, se Ultimo Group ka marrë më shumë se 66 milionë dollarë transfere bankare nga monopoli shtetëror i transitit të gazit, Uztransgaz, dhe se kompania ka importuar rreth 1 miliard metra kub gaz nga Turkmenistani fqinj.

Kompania shtetërore Uztransgaz transferoi miliona tek Ultimo Group Limited LLC për "gazin natyror".
Kompania shtetërore Uztransgaz transferoi miliona tek Ultimo Group Limited LLC për “gazin natyror”.

Hulumtimi zbuloi se Ultimo Group është e lidhur me një rrjet ndërkufitar kompanish, që shtrihen nga Nju Jorku në Dubai e deri në Hong Kong. Ato merren me mallra luksoze dhe udhëhiqen nga bashkëpunëtorë të dhëndrit të Mirziyoevit, Otabek Umarov, njëherësh zëvendës i shefit të tij të sigurisë.

Figurë qendrore në këtë rrjet është Azizjon Kamilov, bashkëpunëtor i afërt i Umarovit, i cili shërben si udhëheqës i Federatës uzbeke të Xhudos dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik të këtij vendi.

Umarov, i cili është i martuar me vajzën e Mirziyoevit, Shahnoza, shihet edhe si ndërmjetësues në prapaskenë i çështjeve midis elitave politike dhe ekonomike në Uzbekistan.

Lideri i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, duke u përshëndetur me Otabek Umarov dhe Azizjon Kamilov në Uzbekistan.
Lideri i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, duke u përshëndetur me Otabek Umarov dhe Azizjon Kamilov në Uzbekistan.

Pavarësisht shfaqjes së papritur dhe me fitime, Ultimo Group mbetet një kompani fantome. Ajo nuk ka ueb-faqe funksionale ose profil publik dhe është në bashkëpronësi të një pensionisteje pa përvojë të dukshme biznesore.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Umarovi, Ultimo Group dhe agjenci të shumta qeveritare të Uzbekistanit, por asnjëra nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij artikulli. Zyra e Mirziyoevit, gjithashtu, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it.

Marrëveshja sekrete për gazin

Ultimo Group u inkorporua në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, në mars të vitit 2021 dhe u regjistrua zyrtarisht në një apartament banimi.

Themelues të kompanisë ishin Dilyor Kayumov, i cili ishte anëtar i një grupi të emigrantëve uzbekë që mbështesnin presidentin, dhe Tuhfat Anvarkhujaev, babai i të cilit bënte pjesë në shërbimin e sigurimit shtetëror të Uzbekistanit.

Rreth një muaj pasi u themelua, Ultimo Group nënshkroi një kontratë prokurimi me kompaninë Qizilqumsement – 86 për qind të së cilës në atë kohë e kishte në pronësi Qeveria. Të dhëna të tjera për këtë kontratë, gazetarët nuk arritën të gjejnë.

Ultimo Group Limited LLC nënshkroi një kontratë me Qizilqumsement në prill 2021.
Ultimo Group Limited LLC nënshkroi një kontratë me Qizilqumsement në prill 2021.

Nga një analizë që i bëri REL-i kontratës, zbuloi se ajo përfshinte furnizime me gaz në vlerë prej së paku 36 milionë dollarësh dhe se Qizilqumsement, që atëherë ishte privatizuar, mund të ketë paguar 50 për qind më shumë se tarifa që mund ta kishte marrë nga shteti.

Se përse Qizilqumsement pagoi më shumë për blerjen e gazit nga një ndërmjetës, është e paqartë, sidomos kur merret parasysh një dekret i Qeverisë i vitit 2019, që e bëri kompaninë Uztransgaz të vetmen furnizuese të drejtpërdrejtë të konsumatorëve kryesorë me gaz natyror.

Qizilqumsement, Uztransgaz dhe Ultimo Group nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga Radio Evropa e Lirë.

Kontrata e prillit të vitit 2021 midis Qizilqumsement dhe Ultimo Group, që dikur ishte e disponueshme në bazën e të dhënave të tenderëve të qeverisë në Uzbekistan.
Kontrata e prillit të vitit 2021 midis Qizilqumsement dhe Ultimo Group, që dikur ishte e disponueshme në bazën e të dhënave të tenderëve të qeverisë në Uzbekistan.

Uztransgaz bëri, gjithashtu, së paku tetë transfere bankare me vlerë prej 66.6 milionë dollarësh për Ultimo Group në periudhën janar-shtator 2022, tregojnë të dhënat bankare, por detaje të tjera mbeten të fshehura nga publiku.

Të dhënat bankare që ka siguruar Radio Evropa e Lirë tregojnë se Uztransgaz ka kryer të paktën tetë pagesa në vlerë prej 66.6 milionë dollarësh për Ultimo Group, nga janari deri në shtator të vitit 2022.
Të dhënat bankare që ka siguruar Radio Evropa e Lirë tregojnë se Uztransgaz ka kryer të paktën tetë pagesa në vlerë prej 66.6 milionë dollarësh për Ultimo Group, nga janari deri në shtator të vitit 2022.

Nëse merren parasysh më shumë se 955 milionë metra kub gaz natyror që Ultimo Group importoi nga Turkmenistani fqinj, del se kompania, në total, është e përfshirë në transaksione të gazit natyror që arrijnë vlerën e rreth 200 milionë dollarëve, zbuloi një analizë e REL-it.

Zhdukja

Tash për tash, nuk ka asnjë dëshmi që tregon se Ultimo Group ka kryer ndonjë biznes në tregun e gazit në Uzbekistan në 18 muajt e fundit, apo pas kontratave fitimprurëse me shtetin.

Themeluesi Kayumov – i cili nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim të REL-it, dërguar në llogarinë e tij në Instagram – i transferoi 50 për qind të aksioneve të tij në kompaninë e nënës së tij 67-vjeçare, e cila nuk ka të dhëna të mëparshme biznesore.

Aksionari tjetër themelues, Anvarkhujaev, i mbajti 50 për qind të aksioneve të tij në Ultimo Group.

Ai nuk pranoi të intervistohej nga Radio Evropa e Lirë, por tha se do t’u përgjigjej pyetjeve me shkrim rreth Ultimo Group.

Faqja e internetit e Ultimo Group Limited mbetet e paqasshme edhe më shumë se tre vjet pasi themelimit.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndalohen tre persona dhe sekuestron materiale me përmbajtje nacionaliste

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Analistët: Këtë vit në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Trupat izraelite tërhiqen nga spitali më i madh i Gazës
Diskutime me tone të larta në Komisionin Parlamentar për Integrime
Conte i bindur se Osimhen nuk do të largohet nga Napoli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?