By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovaki, Fico planifikon mbylljen e transmetuesit publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sllovaki, Fico planifikon mbylljen e transmetuesit publik
Sport

Sllovaki, Fico planifikon mbylljen e transmetuesit publik

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 11:22 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Fico ka në plan të likuidojë Korporatën e Transmetimeve Sllovake dhe të krijojë një të re në vend të saj. Gazetarët po protestojnë kundër projektligjit që do të vendosë radion dhe televizionin nën kontroll të rreptë.

Qeveria e kryeministrit populist të Sllovakisë, Robert Fico, paraqiti të mërkurën mbrëma në Parlament një projektligj, në bazë të të cilit transmetuesi publike e vendit, RTVS, do të shfuqizohet. Qeveria planifikon të krijojë një kompani të re transmetimi në vend të saj, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Me trukun e saj, qeveria mund të zgjedhë gazetarët dhe punonjësit e tjerë që dëshiron të punojnë për kompaninë e re. Sipas projektligjit, drejtori i ri do të zgjidhet nga bordi mbikëqyrës prej nëntë anëtarësh: katër anëtarë të këshillit emërohen nga Ministria e Kulturës dhe pesë nga Kuvendi.

Që nga viti 2011, RTVS është një organizatë e pavarur që financohet pjesërisht nga shteti. Kompania i përket Unionit Evropian të Transmetimeve EBU.

“Propozimi përfaqëson një ndryshim të pabazuar që bie ndesh me parimet e ligjshmërisë,” komentoi drejtori i RTVS, Ľuboš Machaj, për gazetën britanike The Guardian.Sipas Machaj-t, nuk ka asnjë shpresë për një jetë të re.

Punonjësit e Radiotelevizionit sllovak publikuan të enjten një video në ‘YouTube’ në të cilën thanë se ligji i ri do t’i japë “çdo qeverie një mjet për kontrollin politik të kompanisë së transmetimit”. Shumë gazetarë në Sllovaki janë veshur të zeza të enjten për shkak të shtypjes së lirisë së fjalës.

Sipas ‘The Guardian’, më shumë se 80.000 qytetarë kanë nënshkruar një letër drejtuar Komisionit të BE-së dhe Parlamentit në favor të pavarësisë së transmetuesit publik.

Pavol Szalai, kreu i departamentit të BE-së të ‘Reporterëve pa Kufij’, e krahasoi kryeministrin Fico me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

“Fico i ka shpallur luftë medieve të pavarura”, ka komentuar Szalai për ‘The Guardian’.

“Ashtu si modeli i tij hungarez Viktor Orbán, Robert Ficok gjithashtu e konsideron medien kritike armiqësore.”

FICO ka qenë kryeministër i Sllovakisë tre herë më parë. Ai erdhi në pushtet për herë të katërt në fund të shtatorit të kaluar, kur partia e tij ‘Smer’ arriti një fitore zgjedhore. Në fushatën e tij, Fico u zotua se do t’i jepte fund plotësisht ndihmës me armë për Ukrainën. Pas zgjedhjeve ai ka zbutur qëndrimet e tij.

Si partnerë të qeverisë, Fico ka ‘Hlas’, e cila u largua nga partia ‘Smer’ katër vjet më parë, dhe ‘SNS’ e ekstremit të djathtë. Treshja ka shumicën në parlament.

Kreu i partisë ‘SNS’, kryetari i parlamentit, Andrej Danko, komentoi për AFP të mërkurën në mbrëmje se qeveria duhej “të bënte diçka kundër socializmit të thellë që mbizotëron në kompaninë e transmetimit publik”. Shprehja “socializëm i thellë” është interesant për aq sa partnerët e qeverisë ‘Smer’ dhe ‘Hlas’ janë të paktën nominalisht socialdemokratë.

Lideri i ‘Hlas-it’, Peter Pellegrini, fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në fillim të këtij muaji. Përqafimi i Ficos dhe Pellegrinit pas zgjedhjeve bëri që revista ‘Balkan Insight’ të konkludojë se zënkat e burrave të katër viteve më parë janë varrosur dhe Fico mund ta zbatojë politikën e tij me dorë të lirë.

You Might Also Like

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

KFOR-i: S’kemi ‘listë të zezë’

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Moti për sot, kryesisht i vranët
Ristuccia takon Lajçakun në Bruksel, flasin rreth tensioneve të mundshme në terren
PK: Grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve
ASK publikon statistikat e energjisë për muajin gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?