Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një pako ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë prej 61 miliardë dollarësh, dhe ka thënë se dërgesat e armëve do të nisin brenda orësh.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur ndihmën, duke thënë se ushtria e vendit të tij duhet të veprojë shpejt për t’i kompensuar humbjet disamuajshe.
Një zyrtar ushtarak ka thënë se infrastruktura logjistike e Rusisë pritet të jetë objektiv i një kundërofensive të re ukrainase.