By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat
Ballina 1Lajme

Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat

Kosova Times
Last updated: 2024/04/26 at 11:41 PM
Kosova Times Published April 26, 2024
Share
SHARE

Në Kosovë nesër shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Pritje, dhimbje e vetmi plot 25 vjet janë edhe për Ferdonije Qerkezin, nga Gjakova, e cila në luftë humbi bashkëshortin dhe 4 djemtë e saj, dy prej të cilëve janë gjetur, derisa bashkëshorti dhe dy djem të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

“27 Prillin e pres me dhimbje të madhe. Kam të zhdukur burrin dhe dy djemtë, derisa dy të tjerë janë gjetur. Pra Dita e 27 Prillit është dita më e ngarkuar, më e mërzitshme, jo vetëm për mua por edhe për të gjithë të tjerët”, deklaroi Nënë Ferdonije për “Lajmet e fundit” në RTK.

Ajo më tej tha se për zbardhjen e fatit të të pagjeturve po punohet, por që është vështirë të gjendet zgjidhja me shtetin e Serbisë.

“Për fatin e burrit dhe dy djemve të mi, që ende nuk janë gjetur, ditët po kalojnë e dhimbja sa vjen e shtohet, porse shpresa nuk na zhduket se një ditë fati i tyre do të zbardhet. Se një ditë do të çelen arkivat”, deklaroi Nënë Ferdonije.

Nënë Ferdonije pati kritika ndaj institucioneve shtetërore në përkujdesjen e tyre ndaj saj dhe familjarëve të të pagjeturve në përgjithësi. Ajo vizitohet vetëm në shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve.

Ndryshe, shtëpia e Nënë Ferdonijes është shndërruar në shtëpi Muze ku ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës.

Kjo shtëpi muze nesër pritet të vendoset pllaka, ku do të pagëzohet ‘Shtëpia e Durimit’, nga Kuvendi Komunal i Gjakovës.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kosova Times April 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kush kryeson me medalje në Lojërat Olimpike? Surprizon Kosova dhe lë pas shtete të mëdha

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe
Madonna falënderoi familjen dhe miqtë e saj për mbështetjen e tyre: “Jam e lumtur që jam gjallë”
IGES: Rama ka vlerësuar gabim Vuçiqin i cili erdhi në pushtet me pikëpamje më radikale
Vdes në Moskë gruaja e një deputeti, e cila akuzoi burrin e saj për dhunë në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?