Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve në Kosovë.
Në një postim në profilin e kësaj organizate në Facebook, theksohet se shërimi i plagëve të së kaluarës do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore për të gjithë.
“Në ditën e Personave të Zhdukur në Kosovë, ne bëjmë thirrje për ripërtëritje të përpjekjeve për të zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve. Në veçanti në këtë ditë ne qëndrojmë me të gjitha ato familje që presin përfundimin e këtij procesi. Shërimi i plagëve të së kaluarës do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore për të gjithë”, ka shkruar misioni i OSBE-së në Kosovë, duke e përmbyllur postimin me #NeverForget.
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. /Kosovatimes/