By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Durakut 30 ditë paraburgim, avokati thotë se është revanshizëm i Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Durakut 30 ditë paraburgim, avokati thotë se është revanshizëm i Serbisë
Ballina 1Lajme

Durakut 30 ditë paraburgim, avokati thotë se është revanshizëm i Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 8:07 PM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Serbia po i vazhdon pretendimet e saj për kinse krime lufte nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Nën akuzat për krime lufte, që më shumë se 4 muaj po mbahet në Serbi, Hasan Dakaj nga Korisha e Prizrenit. Ndërsa, Sadik Durakut nga Gjakova, i cili ka edhe nënshtetësi britanike, Serbia ia ka caktuar 30 ditë paraburgim nën akuzat për krime lufte. Por, familjarët e tij thonë se Duraku gjatë kohës për të cilën akuzohet, s`ka qenë fare prezent në Kosovë.

Sadik Duraku është arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe në kufirin Kroaci-Serbi, me pretendimin se ka qenë anëtar i UÇK-së më 1999.

Duraku që është nga Gjakova, ka nënshtetësi edhe britanike, ishte ndaluar më 17 prill në vendkalimin kufitar Hungari-Serbi. Ai po qëndron në paraburgim në burgjet e Serbisë, sepse Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Mbesa e tij, Qëndresa Duraku, përmes telefonit i ka thënë RTK- së se i kanë njoftuar edhe autoritetet britanike për ndalimin e tij dhe e konfirmoi se autoritetet atje janë duke u marrë me arkivat që dëshmojnë qëndrimin e tij në Angli për kohën e luftës që akuzohet.

“Deri në javën që lamë pas disa familjarë tanë e kanë parë atë. Ai është shumë i shqetësuar por terapinë po e merr. Shqetësimi ynë është gjendja e tij shëndetësore, sepse ka stenta të vendosura, pasi ka pasur infarkt në vitin 2021. Frika jonë më e madhe është se sa mund ta durojë këtë në ambiente të mbyllura e nën presion psikologjik”, tha Qëndresa Duraku.

Ajo thotë se pretendimet se për çfarë është arrestuar Sadik Duraku, nuk qëndrojnë.

“Është absolutisht absurde sepse gjatë asaj kohe ai ka qenë në Angli me familjarët. Deri në 2004 nuk ka qenë në Kosovë. Arsyeja e paraburgimit është se kanë thënë se kanë një dëshmitar që e ka parë duke kryer krime lufte, por kjo është absurde sepse nuk ka qenë këtu”, shtoi ajo.

RTK e ka kontaktuar edhe avokatin, Goran Petronijeviq, i cili ka konfirmuar se Sadik Durakun e ka vizituar edhe zëvendëskonsulli i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd.

“Ai akuzohet për dhunë dhe dëbim të serbëve dhe joshqiptarëve nga zonat e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës në periudhën e gjysmës së dytë të vitit 1998 dhe në gjysmën e parë të vitit 1999. Duke pasur parasysh mbrojtjen e tij dhe dokumentet që kanë ardhur deri tani nga Mbretëria e Bashkuar, jam i bindur se bëhet fjalë për ndryshim identiteti dhe se Sadiku nuk është personi për të cilin flitet në aktakuzë. Atij iu ka caktua masa e ndalimit për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi bëhet fjalë për shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për faktin se është me banim të përhershëm atje. Me insistimin e mbrojtjes atij iu ka ofruar kujdesi mjekësor. Ai është kontrolluar dhe iu ka ofruar terapia. Deri më tani, përveç vizitave të përditshme të avokatit, ai është vizituar nga motra e tij nga Osjeku dhe një kushëri nga vendlindja. Po ashtu, atë e ka vizituar edhe zëvendëskonsulli i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd. Ne si mbrojtje jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjen, si dhe me zyrën e Kosovës në Beograd, me z. Jashari”, tha Petronijeviq.

Ai tutje ka thënë se paraburgimin Duraku është duke e mbajtur në burgun për krim të organizuar dhe krime lufte, ku kushtet sipas tij janë pak më të mira se ato në burgun qendror.

“Paraburgimi është gjithmonë në kushte më të këqija se sa burgu ku e vuan dënimin. Ne po bëjmë përpjekje që sa më parë të jetë i lirë, kurse për sa i përket epilogut ne si mbrojtje jemi optimist. Tani për tani jemi në pritje të një vendimi për ankesën tonë kundër vendimit për masën e paraburgimit. Nuk mund t’i shmangemi përshtypjes se veprimet e autoriteteve serbe për krime lufte janë një lloj revanshizmi i veprimeve të autoriteteve në Kosovë. Megjithatë, jam i bindur për një epilog të  favorshëm të këtij procesi”, shtoi avokati.

Në burgjet e Serbisë po mbahet edhe Hasan Dakaj, i cili u arrestua më 5 janar, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

“Gjendja e tij shëndetësore siç e ka raportuar edhe bashkëshortja e tij, ka qenë shumë e rëndë sepse ka pasur edhe shenja të dhunës fizike. Deri më tani informacionet janë shumë të pakta, përveç ndonjë telefonate që ka Hasan Dakaj me familjarët e tij. Askush nga shteti i Kosovës nuk ka arritur ta vizitojë përveç njëherë shefi i zyrës ndërlidhëse Jetish Jashari”, tha Xhevdet Smakiqi, avokat. Ai thotë se kohëve të fundit e kemi parë ashpërsinë e Serbisë, ku presidenti Vuçiq ka thënë se do të arrestohen sa më shumë shqiptarë dhe kjo po i ndodhë sipas tij edhe Sadik Durakut.

“Mendoj që është një fushatë politike për të dëmtuar pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre”, tha ai.

Smakiqi tha se prokuroria në Serbi nuk i ka mbyllur hetimet për Hasan Dakajnë, derisa ngre dyshime për një aktakuzë për krime lufte.

Smakiqi tutje tha se Hasan Dakaj nuk ka qenë fare i përfshirë në luftë dhe se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i padrejtë.

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova mban stërvitjen e dytë para miqësores me Norvegjinë

Kosova Times Kosova Times May 31, 2024
Armët ruse u derdhën në Afrikë përmes Libisë
Katër burra rrahin një tjetër në Leposaviq, arrestohen
Pas vjedhjes në Luvër, disa nga ekspozitat u transportuan në Bankën e Francës
Alonso: Ndeshja ndaj Bayern nuk e vendos titullin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?